Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dejv Hoxha; “Patriotizëm me avion: Shqipëria për ne, e ardhmja për fëmijët jashtë”
    Vendi

    Dejv Hoxha; “Patriotizëm me avion: Shqipëria për ne, e ardhmja për fëmijët jashtë”

    January 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Po të duash vërtet të kuptosh sa shumë e duan politikanët shqiptarë këtë vend dhe sa sinqerisht kanë investuar për të ardhmen e tij, nuk ke nevojë të dëgjosh fjalimet patriotike, as premtimet e stërpërsëritura në fushata, mjafton të shohësh me qetësi një detaj shumë domethënës: ku i kanë fëmijët dhe ku zgjedhin t’i shkollojnë.

    Sepse, çuditërisht, ndërsa Shqipëria përshkruhet si vendi i mundësive, i reformave dhe i së ardhmes së ndritur, fëmijët e tyre pothuajse kurrë nuk e shijojnë këtë realitet nga brenda sistemit që prindërit e tyre drejtojnë, por e shohin nga larg, nga auditorët e universiteteve më të mira jashtë vendit, atje ku standardi është real dhe jo slogan.

    Your browser does not support the video tag.

    Me bursat që në letër ekzistojnë për fëmijët që nuk kanë mundësi, ata që realisht nuk kanë asnjë problem financiar, studiojnë aty ku u do qejfi, pa pengesa, pa radhë dhe pa stres, ndërsa për pjesën tjetër mbeten vetëm broshurat dhe fjalët e bukura për barazi shansesh.

    Dhe këtu nuk ka dallim mes pozitës dhe opozitës, sepse me vite e kanë provuar të gjithë të njëjtën formulë: sapo futen në pushtet, gjëja e parë që rregullohet nuk është arsimi, shëndetësia apo drejtësia, por valixhja e fëmijëve drejt jashtë, që në rastin më të “mirë” të kthehen më pas në Shqipëri, të sistemuar me “meritë” në pozicionet më të mira, ose në rastin tjetër, të kenë shtëpitë, jetën dhe sigurinë e tyre të ndërtuar larg këtij vendi.

    Ndërsa Shqipëria, si gjithmonë, mbetet këtu: me të njëjtat probleme, të njëjtën retorikë dhe me të njëjtin premtim të pambaruar, të trajtuar jo si shtëpi, por si një vend pune i përkohshëm, nga i cili largohesh sapo të mbaron mandati.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Protestë në tregun maqedonas të Korçës, tregtarët kundër vendimit të bashkisë për zëvendësimin e tendave

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    Emri – Arrestohet 22 vjeçari në Korçë, kanosi me thikë një të ri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.