Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qukës–Qafë Plloçë hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve
    Vendi

    Qukës–Qafë Plloçë hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve

    January 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve nga dita e hënë, 19 janar, pas 11 ditësh bllokimi të shkaktuar nga një rrëshqitje masive dheu në lotin e tretë të këtij segmenti.

    Pas reshjeve intensive të datës 7 janar 2026, sasi të mëdha gurësh dhe dheu mbuluan rrugën, duke e bërë atë të pakalueshme. Pas ditësh të tëra pune intensive, deri në orët e vona të natës, kompania kontraktore ka arritur të largojë materialin e rënë nga sipërfaqja e rrugës.

    Your browser does not support the video tag.

    Aktualisht po kryhen pastrimet e fundit dhe larja e asfaltit nga balta, me qëllim që aksi të jetë plotësisht i aksesueshëm për mjetet nga e hëna.

    Punimet në zonat e prekura nga rrëshqitjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, për të siguruar skarpatat dhe për të rehabilituar sipërfaqet e asfaltit të dëmtuara nga goditjet e forta të shkëmbinjve, të cilat kanë shkaktuar edhe gropa në rrugë.

    Qarkullimi për mjetet e zonës së Mokrës ka nisur që sot, por me kufizime dhe vetëm në një korsi në zonën e rrëshqitjes. Nga dita e hënë, lëvizja do të normalizohet plotësisht në të dyja korsitë.

    Ndërkohë, është pastruar edhe zona e rrëshqitjes së dytë masive, e ndodhur në muajin dhjetor, për të cilën kompania ishte detyruar të ndërtonte një bypass të përkohshëm. Edhe ky segment do të jetë i hapur për qarkullim.

    Kjo është rrëshqitja e tretë masive e skarpatave që nga inaugurimi dhe hapja e rrugës. Sipas inxhinierëve, këto shembje shkaktohen nga reshjet e dendura, por edhe nga terreni argjilor delikat i zonës, i cili favorizon rrëshqitje në kushte moti të keq.

    Nga verifikimet e deritanishme, nuk janë konstatuar zona të tjera me rrezik, por do të kryhet një kontroll i plotë i lotit të tretë për të garantuar sigurinë e plotë të qarkullimit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    “Do kthehemi një shekull prapa”/ Spaho-Ramës: Dhënia e dorëheqjes, dëmi më i madh që do i bëjë këtij vendi

    Reagon policia; “Arrestuam 67 vjeçarin që akuzohet për abuzim në Pogradec”

    5 të plagosur në aksin e Pogradecit, ja çfarë dihet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.