Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës “shpërthen” pas vendimit: Do t’i djeg me benzinë!
    Vendi

    Të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës “shpërthen” pas vendimit: Do t’i djeg me benzinë!

    January 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit. I tronditur dhe i revoltuar, ai deklaroi se ndihet i braktisur nga drejtësia dhe se familja e tij po përballet me një dhimbje të pashërueshme që prej qershorit 2022.

    Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi, sipas tij, u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë. “Për mua arrest shtëpie është si lirim,” tha ai, duke theksuar se pas më shumë se tre vitesh pritje nuk sheh më asnjë shenjë drejtësie.

    Tona

    Ai vijoi me tone të ashpra, madje duke kërcënar se do t’i drejtohet aktit të vetgjyqësisë.

    Babai i viktimës hodhi akuza të rënda ndaj të dyshuarve, duke pretenduar se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale në zonën e Maliqit dhe se Martin Çeço ishte kërcënuar përpara se të vritej. Sipas tij, i biri nuk kishte lidhje me vajzën që u përfshi në hetime dhe nuk kishte asnjë arsye që të bëhej objekt i një krimi kaq të rëndë. 

     

    Ai kujtoi gjithashtu se çështja ishte cilësuar si vepër penale që dënohet rëndë, por tani, sipas tij, vendimet e fundit po e zbehin përgjegjësinë penale të të dyshuarve. “Këtë krim e nxorën si të dënueshëm me burgim të përjetshëm, ndërsa sot i shohim jashtë qelive,” u shpreh ai.

    Deklaratat e tij pasqyrojnë gjendjen e rëndë emocionale të familjes Çeço dhe zhgënjimin e thellë ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa procesi për vrasjen e Martin Çeços vijon ende në gjykatë.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nënprefekti i Devollit Henrik Rusi njofton fikjen e zjarrit masiv në zonën e tij

    Më shumë tokë, më pak para/ INSTAT: Fermerët punuan sipërfaqe më të mëdha, por fitimet ishin më të ulëta

    Policia e Korçës: Ndërhyrje në raste të narkotikëve, ekonomike, rendi dhe aksidente

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.