Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Përurimi i librit “American Dream” në Vatër, një homazh për suksesin shqiptaro-amerikan
    Vendi

    Përurimi i librit “American Dream” në Vatër, një homazh për suksesin shqiptaro-amerikan

    January 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Rafaela Prifti

    Në ambientet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatër” u zhvillua përurimi i parë në Shtetet e Bashkuara i librit “Ëndrra Amerikane”, një vepër që vlerëson trashëgiminë e suksesit shqiptaro-amerikan dhe rrugëtimin e vështirë nga diktatura drejt lirisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Përshëndetjen hapëse e mbajti editori i gazetës “Dielli”, Sokol Paja, i cili prezantoi të pranishmit me Prof. Dr. Eris Rusi, personalitet i njohur i shkencave humane, si dhe me autorin e librit Beqir Potka, vatran dhe sipërmarrës nga Nashville. Potka rrëfeu kalvarin e vuajtjeve gjatë regjimit komunist dhe historinë e suksesit të tij në tokën e lirisë.

    Autori ndau me të pranishmit frymëzimin që kishte ndjerë nga figura e Fan Nolit, gjatë studimeve në shkollën teologjike Holy Cross në Boston, pas mbërritjes në Amerikë. Ai theksoi se në momentet kyçe të jetës së tij, si në Shqipëri, në kampin e Lavrios në Greqi dhe më pas në SHBA, ka ndjerë gjithmonë dorën udhëheqëse të Perëndisë.

    Përurimi u moderua nga Rafaela Prifti, editore e seksionit në anglisht, e cila u ndal në momente domethënëse të historisë së rrëfyer në libër, duke ndërthurur pyetje për autorin dhe Prof. Rusin me episode nga biografia “Ëndrra Amerikane”.

    Prof. Dr. Eris Rusi, shef i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin “Fan Noli” Korçë, theksoi se tema kyçe e librit është nevoja e njeriut për të ndjerë besimin e Perëndisë në jetën e tij, duke e cilësuar veprën si një biografi të letrarizuar. Ai argumentoi gjithashtu se pasojat familjare janë emërues i përbashkët i arratisjeve gjatë diktaturës.

    Moderatorja Rafaela Prifti nënvizoi se “arratisjet politike gjatë komunizmit dhe eksodi shqiptar sot gjejnë pasqyrim në libër”, duke theksuar se “atëherë largimet ishin të detyruara nga diktatura, ndërsa sot nga dëshpërimi”.

    Në fjalën e tij, Beqir Potka theksoi se shqiptarët ndajnë vlera të përbashkëta kombëtare, pavarësisht rrugëve të ndryshme të jetës.

    Në mbyllje të përurimit, Prof. Rusi lexoi dhe prezantoi poezinë “Ditët e mia pa ty” nga vepra e Skënder Rusi, në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta, duke i dhuruar të pranishmëve emocione të veçanta dhe një moment reflektimi të thellë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026

    Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”

    May 28, 2026
    TE FUNDIT

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026

    Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”

    May 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    DVP Korçë – Zbardhen raste të ndryshme penale, procedime dhe një aksident rrugor

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    Veprime të Policisë Korçë – Referime në Prokurori për Narkotikë, Kanosje dhe Dhunë Fizike

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.