Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Policia e Korçës: Procedime për baste, narkotikë, dhunë dhe ngjarje të rënda
    Vendi

    Policia e Korçës: Procedime për baste, narkotikë, dhunë dhe ngjarje të rënda

    January 2, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar materiale në Prokurori për disa raste të procedimeve penale, konflikteve dhe shkeljeve të ligjit, të evidentuara gjatë kontrolleve dhe veprimeve policore në territorin e qarkut.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. H., J. L., D. R. dhe M. P., banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të celularëve të tyre, në lokalet ku ndodheshin, u konstatuan faqe të basteve sportive.

    Tona

    Po nga këto shërbime, është proceduar penalisht shtetasi R. Xh., 43 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në lagjen nr. 17 duke tregtuar lëndë piroteknike (fishekzjarre) në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, dyshohet se ky shtetas ka goditur për motive të dobëta punonjësin e sigurisë F. L., 53 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë një kontrolli fizik në lagjen nr. 2, Pogradec, atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

    Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ka nisur procedimi penal për shtetasit I. Ç., 55 vjeç dhe A. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Në një lokal në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se për motive të dobëta ata janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. M.

    Më datë 01.01.2026, ka bërë kallëzim shtetasi H. N., banues në fshatin Helmës, Kolonjë, i cili ka deklaruar se pas kthimit në banesën e tij me qira, në lagjen nr. 16, Korçë, ka konstatuar mungesën e një shume parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

    Ndërkohë, më datë 31.12.2025, në lagjen nr. 1 të Korçës, në shkallët e një pallati në katin e tretë, është gjetur i pajetë shtetasi E. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvarje.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    February 7, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    February 7, 2026

    Zbardhet drafti/ Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar

    February 7, 2026

    Vendoset pllakë përkujtimore në Vjenë në nder të Lasgush Poradecit

    February 7, 2026

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    February 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kontrollet në PKK Kapshticë/ Në pranga një i kërkuar për dhunë në familje dhe procedohen 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit

    40 vjeçari tenton të vetëvritet në Korçë – reagon policia

    “Këpusim zinxhirët – ndërtojmë të ardhmen” / aktivitet i rëndësishëm nga Universiteti i Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.