Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Hidden Mallakaster”, Klosi zbulon thesaret e fshehura të Mallakastrës

    October 13, 2026

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    “Çfarë të parësh kërkojnë në Korçë?” – Marin Mema shpërthen ndaj zv.ministrit grek: Jam “Non grata” prej 14 vitesh në Greqi!

    October 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Katedraja”, një muzikal i fuqishëm në skenën e Teatrit të Korçës
    Vendi

    “Katedraja”, një muzikal i fuqishëm në skenën e Teatrit të Korçës

    December 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, u shfaq muzikalja “Katedraja”, një nga produksionet më ambicioze teatrore të këtij sezoni artistik.

    Shfaqja solli për publikun një ndërthurje të fuqishme mes artit skenik, muzikës dhe kërcimit, duke përcjellë emocione të forta dhe duke mbajtur të angazhuar artdashësit gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

    Your browser does not support the video tag.

    “Katedraja” u ngjit në skenë nën regjinë e Xhuliano Briskut, me koreografi nga Artan Ibershimi, udhëheqje muzikore nga Artur Vera dhe orkestrime nga Laert Qazimi.

    Produksioni mbështetet në një kast të gjerë artistësh, ku spikasin Arsi Bako, Amri Hasanlliu, Gerald Murrja, Donald Shehu, Mateus Frroku dhe Gloria Nure, të cilët sollën në jetë personazhe të ndërlikuar dhe emocionalë.

    Pas shfaqjes, aktorët ndanë përshtypjet e tyre për këtë sfidë artistike.

    Amri Hasanlliu, në rolin e Kazimondos, u shpreh se përjetimi ishte i lodhshëm, por shumë emocionues:

    “I lodhur, por mirë. Ishte një emocion dhe sfidë shumë e madhe. Roli më i vështirë që kam pasur ndonjëherë, veçanërisht për vokalin, por besoj se u prit shumë mirë nga publiku.”

    Gerald Murrja, që interpretoi Kapitenin, theksoi rëndësinë e këtij produksioni për teatrin korçar:

    “Besoj se në Korçë është një nga muzikalet e para që vendoset në teatër. Ishte vetëm nata e parë dhe pritja e publikut ishte shumë e mirë. Ka qenë e vështirë të përshtatem, por ja dolëm me sukses.”

    Ndërsa Arsi Bako, në rolin e Esmeraldës, e cilësoi shfaqjen si një eksperiencë të veçantë:

    “Ishte një eksperiencë ndryshe nga ato që kam pasur më parë. Bashkimi i aktrimit, këndimit dhe kërcimit ishte sfidues, por shpresoj ta kem kaluar me sukses. Do të mbetet gjatë në karrierën time.”

    Regjisori Xhuliano Brisku u shpreh i kënaqur me rezultatin final, duke e quajtur shfaqjen një sfidë të madhe artistike:

    “Ishte një çmenduri dhe një provokim i madh për mua si regjisor i ri. Muzikali është një gjini shumë e vështirë, por besoj se ja dolëm të gjithë së bashku.”

    Në përfundim të shfaqjes, “Katedraja” u duartrokit gjatë nga publiku korçar, duke konfirmuar vlerat artistike dhe impaktin emocional që kjo vepër përcolli në skenën e teatrit të qytetit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Hidden Mallakaster”, Klosi zbulon thesaret e fshehura të Mallakastrës

    October 13, 2026

    “Çfarë të parësh kërkojnë në Korçë?” – Marin Mema shpërthen ndaj zv.ministrit grek: Jam “Non grata” prej 14 vitesh në Greqi!

    October 13, 2026

    Mamografitë e lëvizshme në Krujë dhe Korçë, vijon depistimi i kancerit të gjirit

    October 13, 2026

    Nga Kolonja në Tiranë, Fatma Hazizi e ktheu pasionin për kërcimin në një mision për brezat e rinj

    October 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Hidden Mallakaster”, Klosi zbulon thesaret e fshehura të Mallakastrës

    October 13, 2026

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    “Çfarë të parësh kërkojnë në Korçë?” – Marin Mema shpërthen ndaj zv.ministrit grek: Jam “Non grata” prej 14 vitesh në Greqi!

    October 13, 2026

    Mamografitë e lëvizshme në Krujë dhe Korçë, vijon depistimi i kancerit të gjirit

    October 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nga masakrimi i Papa Kristo Negovanit te hakmarrja ndaj mitropolitit Foti: një kapitull i përgjakur i historisë

    Drenova, fshati turistik që po zbrazet – nga 3 mijë banorë, sot kanë mbetur rreth 200

    Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.