Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Policia Rrugore e Elbasanit në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore
    Vendi

    Policia Rrugore e Elbasanit në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore

    December 24, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Elbasan – Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë intensifikuar masat dhe ndodhen në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si dhe në akset e kundërta.

    Si pasojë e këtij fluksi të lartë, pritet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar, veçanërisht në pikat kyçe të akseve kryesore rrugore. Për këtë arsye, Policia Rrugore ka vendosur patrulla shtesë në zonat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një lëvizjeje sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës.

    Your browser does not support the video tag.

    Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës të përdorin, kur është e mundur, rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e qarkullimit.

    Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim dhe kujdes, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të sjellin aksidente ose bllokime të qarkullimit.

    Paralelisht, janë forcuar masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore përmes monitorimit të akseve rrugore me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve.

    Policia Rrugore apelon ndaj qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026

    Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre! SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

    June 19, 2026
    TE FUNDIT

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec | Situatë e vështirë në akset rurale pas reshjeve të borës

    “Jo më GoFund për jetën!”

    Do ishte vlerë për Bankën e Shqipërisë, pedagogia Ingrid Konomi kandidon për Këshillin Mbikëqyres

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.