Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Pogradeci përfitojnë nga ndalesa e Laçit, ndizet mbijetesa

    March 23, 2026

    Procedime penale dhe arrestim në Korçë dhe Pogradec

    March 23, 2026

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pse Finlanda nuk e ka frikë dezinformimin?
    Bota

    Pse Finlanda nuk e ka frikë dezinformimin?

    December 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3 orë.

    Your browser does not support the video tag.

    Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Jo sepse ka shumë dritë, por sepse ka shumë besim. Në mëngjes herët, para se qyteti të zgjohet plotësisht, dëgjon hapa njerëzish në rrugë.

    Në himnin kombëtar finlandez thuhet, “jemi të varfër, kemi vetëm pisha”. Në fakt, 72 për qind e territorit janë pyje dhe rreth 20 për qind e GDP-së lidhet me industrinë e drurit. Duhet të kishte më shumë dritë në këtë vend sepse ka shumë për të parë dhe mësuar.

    Një profesor finlandez Tapio Varis ka formuluar termin “edukim mediatik” shumë përpara se pjesa tjetër e Europës ta kthente në modë. Sot, për finlandezët, ky nuk është slogan, por politikë shtetërore dhe praktikë e përditshme.

    Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha me nënqeshje, “jemi mësuar të jetojmë me motin e keq, dezinformimi është gjë e vogël”. Jo sepse nuk ekziston, por sepse shoqëria është e trajnuar ta përballojë.

    Këtu qëndron dallimi thelbësor. Finlanda nuk përpiqet të ndalojë informacionin e rremë, por mëson konsumatorët që t’a njohin atë. Filozofia është e qartë, internetin dhe rrjetet sociale nuk i mbyll dot, por mendjen e mëson. (Prej një viti më pretekst të gënjeshtërt në Shqipëri u mbyll TikTok. Rezultati? Krimi mes adoleshentëve (tashmë real) u shtua dhe numri i përdoruesve të TikTok u shumëfishua. Mollët e ndaluara shijojnë më shumë.)

    Edukimi mediatik në Finland është pjesë e programeve shkollore prej vitesh, i integruar në lëndë të ndryshme, për të aftësuar të rinjtë për të mbijetuar në cunamin e informacionit. Nxënësit mësojnë të dallojnë faktin nga opinioni, lajmin nga propaganda, gabimin nga manipulimi. Mësojnë “mendimin kritik”.

    Finlanda është një shoqëri e ndërtuar mbi besimin. Kjo reflektohet edhe te media. Pak televizione, shumë përmbajtje. Në një hotel mesatar sheh tre kanale të televizionit publik dhe disa nga vendet fqinje. Asnjë bombardim, asnjë kakofoni. Besimi në media është rreth 80%.

    Buxheti i televizionit publik është rreth 400 milionë euro! Financimi bëhet përmes një takse direkte, jo për aparat, jo për familje, rreth 180 euro në vit. “Ia vlen”, thotë Vesa, “më pak se një euro në ditë për të qenë i mirëinformuar”.

    Laura, studente, nuk paguan ende. “Por një ditë do të paguaj me qejf taksa”, thotë.
    Pakti është i qartë: qytetarët paguajnë taksat, në këmbim të shërbimeve cilësore.

    Arsimi, arsimi, arsimi

    Në përgjigje të një pyetjeje për të renditur tre gjëra kryesore nga vizita dyditore – pothuaj të gjithë përfaqësuesit e rajonit të Ballkanit ishin në një mendje: arsimi, arsimi, arsimi.

    Ka shumë për të mësuar nga sistemi arsimor finlandez. Ai bazohet në barazi, akses universal, besim te mësuesit dhe mungesë presioni artificial. Nuk ka renditje shkollash, nuk ka teste kombëtare që prodhojnë stres, ka fokus te të mësuarit dhe jo te ndëshkimi.

    Mësuesit janë profesionistë me master, të respektuar dhe autonomë. Kurrikula kombëtare jep orientimin kryesor, por zbatimi vendoset nga shkollat. Edukimi mediatik është i mbështetur nga institucione të posaçme, si Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Instituti Kombëtar Audioviziv, në bashkëpunim me ministri të ndryshme dhe shoqërinë civile.
    (Në Shqipëri, edhe pse shumë gjëra janë ndryshme, kanë nisur hapat e parë. Instituti Shqiptar i Medias, së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë nisur iniciativa për të integruar module mbi leximin kritik të mediave në shkolla dhe trajnime për mësuesit.)

    Suksesi në edukimin mediatik është arsyeja që Finlandën nuk e kap paniku nga algoritmet, deepfake, lufta informative apo Inteligjenca Artificiale. Shoqëria është e stërvitur, jo e frikësuar.

    Vizita në Helsinki Upper Secondary School of Media Arts e bën teorinë konkrete. Befasia më e bukur ishin Ema dhe Sofia, dy vajza nga Kosova. Njëra e lindur në Finlandë, tjetra vetëm prej tetë vitesh aty.

    Shteti u ofron fëmijëve të emigrantëve mundësinë të ruajnë edhe gjuhën amtare. Identiteti nuk shihet si problem, por si pasuri.

    Finlanda na kujton diçka të thjeshtë, por thelbësore. Lufta kundër dezinformimit nuk fitohet me censurë, por me edukim. Jo me panik, por duke ngjallur besim.

    Në një botë ku algoritmet vendosin çfarë shohim, Finlanda ka zgjedhur të investojë tek mendja…

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026

    Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane

    January 13, 2026

    Alban Daci: ‘Doktrina II’ dhe rendi i ri në Ballkan

    January 3, 2026
    TE FUNDIT

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Pogradeci përfitojnë nga ndalesa e Laçit, ndizet mbijetesa

    March 23, 2026

    Procedime penale dhe arrestim në Korçë dhe Pogradec

    March 23, 2026

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Derbi i volejbollit të femrave, Skënderbeu-Pogradeci mbahet nesër (të premten)në Korçë.

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    Fotolajm/ Me lot në sy… banorët largohen bashkë me bagëtitë teksa zjarri ‘përpin’ fshatin në Gramsh

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.