Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Sherr mes bashkëshortëve, burri plagos me thikë gruan

    June 22, 2026

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Goditen 2 raste të paligjshmërisë në kufi
    Vendi

    Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Goditen 2 raste të paligjshmërisë në kufi

    December 18, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e lëvizjeve të paligjshme dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

    Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të shtuara operacionale, janë evidentuar dhe goditur dy raste të paligjshmërisë në kufi:

    Your browser does not support the video tag.

    Rasti i parë

    Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër, në hyrje për në Shqipëri, u ndalua shtetasi P. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.

    Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

    35-vjeçari u kap dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë.

    Rasti i dytë

    Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, goditën një tjetër rast të paligjshmërisë në kufi.

    Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Sherr mes bashkëshortëve, burri plagos me thikë gruan

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Sherr mes bashkëshortëve, burri plagos me thikë gruan

    June 22, 2026

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Edmond Spaho largohet nga politika aktive pas 35 vitesh: “Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit”

    Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

    Angela Nika – Vajza Korçare që Po Shkëlqen në Futboll dhe Po Frymëzon Gjeneratën e Re

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.