Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 30 vite nga kthimi në atdhe i eshtrave të Faik Konicës
    Vendi

    30 vite nga kthimi në atdhe i eshtrave të Faik Konicës

    December 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    30 vite më parë, në aeroportin e Rinasit, me këtë avion mbërritën në atdhe eshtrat e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Faik Konicës. Ky moment historik u bë i mundur falë angazhimit të 22 shqiptarëve nga mbarë trojet shqiptare, të cilët jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u bashkuan për të përmbushur amanetin e Konicës.

    Njëri prej kontribuuesve për kthimin e eshtrave në Shqipëri është edhe Beqir Potka, i cili rrëfen përkushtimin dhe gatishmërinë e bashkatdhetarëve për realizimin e këtij misioni. Ai thekson se, ndonëse kanë kaluar tre dekada, ndjen kënaqësi që ky akt po përkujtohet sot. Sipas tij, mes 22 kontribuuesve ishin edhe tre korçarë, ndërsa të tjerët vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Potka shprehet se ardhja e eshtrave të Konicës në atdhe ishte një dëshirë e hershme e tij, e cila u realizua pavarësisht mungesës së mbështetjes shtetërore ndër vite.

    Your browser does not support the video tag.

    Me rastin e 83-vjetorit të ndarjes nga jeta të Faik Konicës, Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Korçës organizoi një simpozium përkujtimor, ku morën pjesë studiues, historianë, pedagogë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

    Për Eris Rusin, përgjegjës i departamentit në Fakultetin e Edukimit, Faik Konica mbetet një nga figurat më emblematike të historisë shqiptare. Ai vlerëson se Konica ishte një mendje e ndritur dhe një personalitet erudit, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e kombit, duke theksuar se figura dhe vepra e tij duhet të jenë më të pranishme në edukimin e brezave të rinj.

    Në një përvjetor të tillë, u theksua nevoja për më shumë aktivitete shtetërore, pasi figura e Faik Konicës i kalon kufijtë e gjithë shqiptarisë dhe përfaqëson vlera kombëtare e universale.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    TE FUNDIT

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Sherr me thika dhe shkopa bejsbolli mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

    Skandal / Fast-food e Korçës hedhin mishin e skaduar në Vithkuq

    Kapet në Kapshticë 36-vjeçari i shpallur në kërkim; kishte masë sigurie “Arrest me burg”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.