Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça ndez dritat e festave, atmosfera e fundvitit mbledh qindra qytetarë dhe turistë
    Vendi

    Korça ndez dritat e festave, atmosfera e fundvitit mbledh qindra qytetarë dhe turistë

    December 7, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korça ka ndezur mbrëmjen e djeshme dritat dekorative të festave të fundvitit, në një event festiv që mblodhi qindra banorë dhe turistë të shumtë që kishin zgjedhur juglindjen për të kaluar fundjavën. Momenti i numërimit mbrapsht u shoqërua me efekte speciale dhe duartrokitjet e të pranishmëve, duke i dhënë qytetit zyrtarisht atmosferën magjike të Dhjetorit.

    Vizitorët vinin kryesisht nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por nuk munguan as turistët e huaj. Shumë prej tyre treguan se Korça është kthyer në një traditë vjetore për ta.

    Your browser does not support the video tag.

    Një turist nga Greqia, banues në Xanthi, tha se ky ishte viti i tretë që vizitonte Korçën:

    “Çdo gjë këtu është e bukur dhe paqësore. Vij gjithmonë me familjen time. Festat e Dhjetorit janë magjike në Korçë,” u shpreh ai, duke shtuar urimin: “Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri nga një mik grek i Korçës për gjithë shqiptarët.”

    Një tjetër vizitore nga Selaniku tregoi se rikthehet çdo fundvit sepse “Korça ka një atmosferë fantastike dhe ne jemi dashuruar me këtë qytet”.

    Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, tha se periudha 6 Dhjetor – 6 Janar e kthen qytetin në “kryeqytetin e festimeve”, ndërsa hotelet janë të rezervuara prej kohësh:

    “Korça ndezi dritat e festave dhe mori pamje magjike. Kemi përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh që do të na shoqërojë deri në Janar, me shumë vizitorë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjitha kapacitetet akomoduese janë të rezervuara prej kohësh,” u shpreh ai.

    Gjatë gjithë muajit Dhjetor, Bashkia e Korçës ka planifikuar një kalendar të ngjeshur artistik me shfaqje, koncerte dhe aktivitete festive që do të shoqërojnë banorët dhe turistët në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026

    Vetëvaret në portën e shtëpisë, shpëtohet mrekullisht nga fqinjët.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu triumfon 3–1 ndaj Dinamos në volejboll për femra

    Korçë/Pogradec – Arrestime dhe procedime penale për dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe narkotikë

    Zbardhet dinamika e vrasjes në Pogradec/ Viktima u mbyt dhe u godit me thikë, si u zbulua autori i krimit, ja gjurmët që la pas

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.