Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

    July 2, 2026

    Edona Kalludra vijon me Pogradecin, synohen sërish të gjithë trofetë.

    July 1, 2026

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Profil/Vangjo Vasili as në komunizëm nuk e ndala pikturën
    Vendi

    Profil/Vangjo Vasili as në komunizëm nuk e ndala pikturën

    October 13, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Vangjo Vasili nuk është thjesht një piktor, ai është një artist me shpirt dhe vizion të jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të kapërcejë kufijtë e mendimit tradicional dhe të ndërtojë një univers të vetin, plot me ngjyra, forma dhe emocione.

    Your browser does not support the video tag.

    Në përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti, Vangjo Vasili rrëfen se frymëzimin e gjen nga origjina e tij, dhe për të si artist, Pogradeci është burimi i tij i vërtetë.

    Me një eksperiencë tejet të gjatë në të dy sistemet, piktori i njohur ka rrëfyer se si ishte të bëje art në komunizëm.

    “Po të duash që të justifikohesh, justifikohesh. Gjen një justifikim për të thënë ose për të mbuluar një diferencë. Ai që ka ditur të bëjë pikturë, e ka bërë pikturën. Çfarë mund t’i thuash ti Danish Jukniut apo Skënder Kamberit, cfarë t’u thuash me veprat që kanë krijuar ata?! Sollën koloritin, sollën atmosferën e trojeve shqiptare, një pikturë e mbështetur thellësisht në kulturën botërore sepse ata kishin informacion, kishin studiuar, kishin parë veprat që janë realizuar dhe bëhej një jetë më artistike brenda përbrenda. Sot njerëzit sigurisht që janë më të lirë, por nuk do të thotë se janë më të predispozuar për të bërë art më të madh. Kjo nuk është abslute. Ai që do të bëjë art dhe do ta bëjë artin, është në çdo moment, ai do bëjë veten. Vetëm duke bërë veten ti i paraqitesh të tjerëve se kush je, nga vjen, pse ke ardh deri këtu. Ajo tregon rrugën tënde, përkushtimin tënd, qëndrueshmërinë sepse duhet një qëndruehsmëri shumë e lartë për ta arritur që të krijosh një vlerë. Unë për vete jam shumë i lumtur kur arrij të konsolidoj një vlerë të caktuar”, thekson Vangjo Vasili.

    Por sa të vërteta ishin diskutimet artistike dhe kritika e asaj kohe? Për piktorin e njohur pogradecar, pavarësisht kufizimeve të regjimit, ato mund të të shërbenin për të ecur përpara. “Atëherë kishte vlera të tjera për të marrë informacionin. Sepse ishin librat e artit. Sigurisht ti nuk mund të shkoje dot të vizitoje një muze ashtu siç kanë bërë shqiptarë të tjerë që kanë qenë jashtë. Patjetër, por ishte prania e librave të artit me prodhime shumë të mira të asaj kohe. Nëse insistoje dhe ti mbaje për vete anën profesionale, pa e ngatërruar me gjë tjetër, ato sigurisht që do të ndihmonin shumë për të bërë veprën tënde nesër”, nënvizon piktori Vangjo Vasili.

    Është personaliteti më i njohur në fushën e pikturës mistike e alegorike me mundësi te jashtëzakonshme krijimi. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private të botes por dhe në institucione te ndryshme shtetërore te këtyre vendeve, si dhe në : Suedi, Luksemburg, Uells, ShBA, Kanada, Argjentine, Belgjike, Spanje, Malte, Indi etj.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026

    Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

    July 1, 2026

    Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

    July 1, 2026

    Banorët e Vërdovës kërkojnë zgjidhje për përmbytjet, kundërshtojnë projektin e rehabilitimit të lumit

    July 1, 2026
    TE FUNDIT

    Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

    July 2, 2026

    Edona Kalludra vijon me Pogradecin, synohen sërish të gjithë trofetë.

    July 1, 2026

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026

    Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

    July 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e arrestoi për marrëdhënie seksuale me të mitur, i riu nga Korça është rom – ja çfarë thane ne polici

    Policia e Korçës godet raste të narkotikëve, lojërave të fatit të paligjshme, armëmbajtjes pa leje, aksidenteve rrugore dhe kontrabandës

    Përfundon instruktazhi i Policisë në qarkun Korçë, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.