Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 15 vite nëpër gjykata, prona 100-vjeçare dhe lufta e familjes Terezi për të drejtën e saj
    Vendi

    15 vite nëpër gjykata, prona 100-vjeçare dhe lufta e familjes Terezi për të drejtën e saj

    October 8, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një postim i publikuar në Facebook nga Linda Kalemi ka rikthyer vëmendjen mbi pronën historike 100-vjeçare të familjes Terezi në Korçë, e ndërtuar nga Miltiadh Terezi me fitimet e emigracionit në Egjipt. Gjatë regjimit komunist, prona u grabit dhe Miltiadhi u burgos e dhunua, ndërsa familja e tij përjetoi vështirësi të mëdha.

    Pas kthimit të pronës në vitin 1993 tek familja Terezi, dy familje të tjera ishin vendosur aty dhe filluan të paguanin qira. Megjithatë, pas vdekjes së pronarit ligjor, Bashkia e Korçës ka dhënë certifikata pronësie për qeraxhinjtë, duke sfiduar të drejtën origjinale të familjes.

    Your browser does not support the video tag.

    Linda Kalemi thekson se për 15 vite gjykata dhe burokraci, konflikti nuk është zgjidhur ende, ndërsa ndikimi i Bashkisë duket të jetë faktor vendimtar në mbrojtjen e zaptuesve.

    Ngjarjet e fundit, përfshirë vrasjen e një gjyqtari në Tiranë, vënë në pah tensionet dhe rreziqet që lidhen me çështjet pronësore në Shqipëri, duke treguar se konflikte të tilla mund të kenë pasoja serioze dhe se mungesa e drejtësisë ndikon mbi brezat e rinj.

    Historia e familjes Terezi është një shembull i qartë i problemeve të drejtësisë pronësore dhe nevojës për reforma urgjente, duke nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së pronës historike dhe zbatimit të ligjit.

    Shkrimi i plotë:

    TE MARR KOBUREN TANI ? .. Kjo prone 100 vjecare eshte e babait te vjehrres sime Miltiadh Terezi ne Korce pas katedrales. E ndertoi me fitimet si tregetar dhe nga emigrimi ne Misir . Xhaxhi Enver ja grabiti per zyra te komitetit , Miltiadhin e burgosen si “kulak” dhe me pas e dhunuan sa e vrane ne burg, kurse te shoqen Kleopatren dhe vajzen Vasilika – vjehrren time i flaken ne rruge, ku u enden te pastreha deri sa u sistemuan ne Tirane..

    Ne 93 prona ju kthye vjehrres, por shteti aty kishte strehuar 2 familje , ajo CICANI dhe SPAHO te cilet u detyruan ti paguanin qera vjehrres, por nuk shkoi shume . Pas vdekjes se saj Bashkia Korce me rruge te pa ligjeshme i jep certifikata pronesie qeraxhinjve, me ryshfete edhe pse ne hipoteke fle tapia origjinale 100vjecare e familjes Terezi…

    Me pas im shoq ja besoi ceshtjen komshiut dhe mikut te tij av. Artan Haxhia me parapagim por ai e tradhetoi, kaloi tek pala tjeter duke u paraqitur vetem nje here ne seancat gjate 5 vjeteve, dhe pa na njoftuar ne, vetem premtonte qe do zgjidhej.

    Me pas burri si per cdo burokraci ma le mua te merrem me ceshtjen.. por rreth 15 vite gjygje me pronaret edhe me Bashkine akoma sorollatem neper gjykata , tarafet na i kthejne mbrapsh gjygjet per shqyrtim ne shkallet e meposhteme..sepse ndikimi i bashkise eshte i madh ne mbrojtje te ZAPTUESVE.. kurse tek Gjykata apelit dosja do presi rradhen me vite..

    Tani , ju qe beni moral me thoni si ta zgjidh KRIMIN E BASHKISE KORCE ?.. Pronari “kulak” i viles u vra ne burg, e bija -vjehrra ime iku, i biri saj -burri im iku, une nusja ne pranveren e fundit sa do pres per pronen e bijve te mij ?..
    Apo TE MARR KALLASHIN.. ??

    Vetem KARMA nuk manipulohet , funksionoi ne 2015, Dogji brenda 3 persona familjen qe u ushqye nga dora e familjes Terezi te vjehrres sime te ciles i grabiti pronen.. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    familja Terezi Korçë Linda Kalemi
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

    Qarku Korçë | Arrestime, procedime penale dhe kontrolle në kufi

    PROF. AS. DR. Aida Gabeta emërohet Dekane e re e Fakultetit të Ekonomisë në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.