Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Lufta për Superioren: Skënderbeu shpëton me penallti, Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht”

    April 4, 2026

    Pezullohet shefi i komisariatit të Devollit dhe shefi i krimeve – Skënder Hita; “Nuk zbatuan detyrën në hashashi i Peqinit”

    April 4, 2026

    Fëmijë dhe qytetarë mbjellin pemë në kodrat e Korçë, nisma që po kthehet në traditë

    April 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Krenar Myrteza; “U tregoj si u vodhën lek nga projekti “inovativ” në Korçë
    Vendi

    Krenar Myrteza; “U tregoj si u vodhën lek nga projekti “inovativ” në Korçë

    September 3, 2025Updated:September 3, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skemat piramidale, një plagë që përsëritet.

    Para rreth dy vitesh, në Korçë, tek hub-i i teknologjisë, u prezantua një “mundësi” për të rinjtë e quajtur H-Mall por jo me origjinë nga Korça, e cila në fakt ishte një skemë piramidale e maskuar si projekt inovativ. Shumë persona u përfshinë, me shpresën për t’u pasuruar shpejt. Si përfundim, mbi 90% e atyre që investuan humbën shuma të konsiderueshme parash. Askush nuk foli publikisht, asnjë media nuk e pasqyroi, dhe madje kur unë ngrija shqetësimin në Facebook, disa “investitorë” më thoshin “mos na prish punë”.

    Your browser does not support the video tag.

    Sot, shohim se një tjetër skemë e ngjashme është zbuluar në Shqipëri e cila ka “zhvatur” miliona €. Kjo tregon se historia përsëritet, sepse njerëzit nuk mësojnë nga përvoja, ose sepse dëshira për t’u pasuruar shpejt na verbon.

    Skemat piramidale dhe format e tyre si “multi-level marketing” (MLM), funksionojnë mbi të njëjtin parim: fitimi i pak personave në krye paguhet nga humbjet e shumicës poshtë.

    Fillimisht, prezantohen si mundësi të shkëlqyera për investim apo biznes.

    • Të parët që futen mund të fitojnë diçka, por vetëm për aq kohë sa futen të tjerë pas tyre.
    • Rrjeti ndërtohet kryesisht duke ftuar familjarë dhe shoqëri, gjë që e bën edhe më të rëndë moralisht: në fund nuk humbet vetëm ti, por dhe ata që ke ftuar vetë.
    • Kur skema mbaron, shumica mbetet me humbje, dhe vetëm organizatorët largohen me fitime.

    Është paradoksale që në kohën që jetojmë, kur çdo informacion është në dispozicion vetëm me një kërkim të thjeshtë online, prapë njerëzit bien pre e këtyre mashtrimeve. Arsyet janë disa:

    • Padurimi për t’u pasuruar shpejt, pa punë dhe pa proces.
    • Mungesa e edukimit financiar, pra nuk kuptohet çfarë është një investim real dhe çfarë është mashtrim.
    • Besimi tek shoqëria dhe familjarët, që shpesh bëhen pjesë të skemës pa e ditur vetë se çfarë është.
    • Marketingu agresiv dhe mashtrues, që i shesin këto skema si “mundësi të artë” apo “revolucion financiar”.

    Kur dikush të thotë se ka një mundësi ku mund të fitosh shumë shpejt dhe pa rrezik, pothuajse gjithmonë është mashtrim. Investimi i vërtetë është proces afatgjatë, me punë, me risk të llogaritur dhe me transparencë.

    Shumë njerëz më kanë shkruar kohët e fundit për të më pyetur sesi të tërheqin lekë nga portofole dixhitale, të cilat fatkeqësisht janë vetëm demo dhe nuk ekzistojnë realisht. Ky është një shembull tipik i mashtrimit modern: “investime” që ekzistojnë vetëm në ekran, por jo në realitet.

    Është koha të ndalojmë së rëni pre e mashtrimeve të tilla. Duhet të informohemi, të lexojmë, të kërkojmë mendime të pavarura dhe të mos joshemi nga “shkurtoret” drejt pasurisë. Përndryshe, çdo disa vite do të përsërisim të njëjtën histori, ku fiton vetëm mashtruesi, ndërsa humbësi mbetemi ne.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Lufta për Superioren: Skënderbeu shpëton me penallti, Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht”

    April 4, 2026

    Pezullohet shefi i komisariatit të Devollit dhe shefi i krimeve – Skënder Hita; “Nuk zbatuan detyrën në hashashi i Peqinit”

    April 4, 2026

    Fëmijë dhe qytetarë mbjellin pemë në kodrat e Korçë, nisma që po kthehet në traditë

    April 4, 2026

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    April 4, 2026
    TE FUNDIT

    “Lufta për Superioren: Skënderbeu shpëton me penallti, Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht”

    April 4, 2026

    Pezullohet shefi i komisariatit të Devollit dhe shefi i krimeve – Skënder Hita; “Nuk zbatuan detyrën në hashashi i Peqinit”

    April 4, 2026

    Fëmijë dhe qytetarë mbjellin pemë në kodrat e Korçë, nisma që po kthehet në traditë

    April 4, 2026

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    April 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qendra Verore në Pogradec, pushuesit; ” E domosdoshme”

    Made in Italy/ Pulla postare që nderon trashëgiminë kulturore arbëreshe

    Pogradeci nis ofensivën drejt Superiores – Zyrtarizon dy afrime me profil ndërkombëtar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.