Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 75-vjetori i Gjergj Suliotit, heshtja institucionale dhe disa të vërteta të pathëna.
    Vendi

    75-vjetori i Gjergj Suliotit, heshtja institucionale dhe disa të vërteta të pathëna.

    August 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gjergj Sulioti ishte daja im dhe, sigurisht, e kisha xhan. E doja, e respektoja dhe nuk pushova asnjëherë ta adhuroja, si artist, si njeri, si mentor, si profesor… dhe shpesh si një mik të vyer, me të cilin ndava shumë të thëna e të pathëna. Por përtej kësaj lidhjeje personale e familjare, Gjergji kishte disa cilësi të rralla artistike dhe shoqërore, cilësi që tejkalonin mes një Shqipërie Socialiste dhe një Shqipërie në trazicion me gjurmë të padiskutueshme në artin shqiptar.

    Fillimisht Gjergji ishte ai tenor që për tre dekada u bë sinonim me fjalën “korçar”, është ai që e çoi emrin e qytetit të tij, Korçës (qyteti i “Artit dhe Kulturës”) disa hapa më tej në panteonin artistik shqiptar. Jo sepse e them unë, por sepse e thonë gjurmët e tij të shumta në rrugëtimin e artit shqiptar dhe veprat e tij në faqet më serioze të muzikës sonë. E bardhë mbi të zezë, ajo që është shkruar. Kush ka dyshime mund ti jap “bibliografi dhe referenca”. Dhe megjithatë, mbeti në harrësen kolektive të kësaj shoqërie “nihiliste”, që ngre antivlerat në piedestal dhe fundos personalitetet e vërteta.

    Ballkan Desina

    Për hir të historisë, dhe për hir të atyre makinacioneve artistiko-kulturore vendase që sa ishte gjallë nuk vepruan, duhet theksuar:

    Gjergj Sulioti spikati që në moshë të vogël në Festivalet e Këngës të Korçës; fitoi dhjetëra çmime në Festivalet e RTSH-së, në anketat e Radio Tiranës, në Dekadat e Majit. Bashkëpunoi me më shumë se 72 personalitete që janë dekoruar si “Artistë të Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Artistë të Merituar” apo “Mjeshtër i Madh”. Mori pjesë në më shumë se 150 koncerte masive brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka qenë solist i Ansamblit Popullor në dhjetëra turne ndërkombëtare. Solist i grupit “Na bashkoi kënga popullore”. Dhe, natyrisht, një nga shtyllat e TKOB-së – me mbi 22 role kryesore, duke përfaqësuar pothuajse gjithë repertorin shqiptar dhe shumë role të repertorit të huaj, në më shumë se katër gjuhë të huaja.

    Ai ka marrë dekoratën “Naim Frashëri” që në moshë 30 vjeçare, është vlerësuar me çmime të rëndësishme jashtë shtetit, sidomos atëhere kur rruga për artistët shqiptarë të tranzicionit ishte ende e mbyllur në botë dhe aspak fushë me lule. Dhe megjithatë mbeti nën hije.

    Një karrierë që u ndërpre dhunshëm me njëmijë e një marifete: që nga dorëheqja e detyruar e deri tek mospranimi në punë në kulmin e pjekurisë artistike (zakon i njohur në TKOB me solistët). Fundja pas konviktit, ai jetoi në një dhomë e kuzhinë që e fitoi duke e punuar me të ashtuquajturën “punë vullnetare”. Një pension qesharak. Kursime për të qarë dhe në fund, fare pak veta në ceremoninë e tij mortore. Ku do pyesë dikush? Sigurisht në Korçën e Kulturës dhe Traditës! Në të njëjtën Korçë që për 22 vitet e fundit të jetës së tij nuk i dha asnjë vlerësim, asnjë mirënjohje dhe as një koncert recital. Çfarë hipokrizie?

    Po, Gjergj Sulioti! Ish solist i parë në TKOB-së, që në fund këndonte si korist në Korin “Lira” dhe që në “djepin e kulturës” nuk u gjend as një vend tjetër veç se në Qendrën Kulturore të Fëmijëve për punësim. I mbyllur në vetvete, i zhytur në vetminë personale dhe heshtjen artistike jetoi me demonët e tij fundin e jetës me dinjitet.

    Që të mos flas pastaj për heshtjen 25-vjeçare të TKOB-së, që nuk dërgoi as një kurorë për sy e faqe në varrim. Për heshtjen absolute të TVSH-së dhe thuajse të gjitha mediave të tjera, që as nuk e përmendën ndarjen nga jeta që të përfundoj me lot në sy në mos propozimi për dekoratë (i vetmi i brezit të tij) tek -asnjë përgjigje zyrtare – por vetëm injorim total.

    Dhe le të më thotë dikush që gënjej, qoftë edhe në një presje. Le të më thotë dikush që ekzagjeroj.

    Sot, në këtë 75 vjetor të heshtur, ka vetëm të vërteta që disa veta nuk duan të thuhen. Jo, sepse i vret ndërgjegjja ose turpi. Këtë ta harrojmë. Thjesht sepse në botëkuptimin e tyre i bezdisin postime të tilla. Jam i sigurt se asgjë nuk do të ndryshojë, as sot dhe as nesër.

    Por….

    Historia është shkruar, si për Gjergjin, ashtu edhe për dhjetëra kolegë të tij që u larguan të pikëlluar nga skena dhe nga jeta. Kontributi i tyre është i padiskutueshëm, edhe pse “oratorët” dhe institucionet vazhdojnë të heshtin. Ata heshtin, madje edhe qeshin, duke na quajtur monotonë apo grindavecë. Por le të qeshin.

    Mirëpo…

    Asgjë nuk është e përjetshme. Fama, lekët, pushteti, suksesi (që në Shqipëri matet ndryshe), shkojnë e vijnë. Fundja ajo që mbetet janë gjurmët në hapësirën artistike. Gjurmët dhe emri i mirë që le pas dikush.

    Për mua kjo ka rëndësi
    Pasi gjithë të tjerat i përkasin historisë.

    I përjetshëm rrugëtimi dhe emri yt sot në vendin e lotus-ngrënësve.

    Ps. Edhe pse doja të të uroja me një tortë sot si gjithë vitet e fundit, ose dhe të benim ndonjë projekt artistik së bashku në ndonjë skenë, ti “plase” për të ikur. Jam i sigurt që nga diku atje lart dhe në një farë mënyre ti vazhdon të na ndjekësh. Të dua fort!!!

    Nipi i tij Alexandrinos Sulioti

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    E RËNDË/ I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë Jashar Spaho nga Devolli

    Është krijuar zyrtarisht grupi i ri i motoristëve në Korçë: Free Spirit.

    Sherr i madh në Pogradec – reagon policia

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.