Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë për dhunë dhe konflikt pronësie

    March 9, 2026

    Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi “kryengritje”: Ti hiqet imuniteti Belës

    March 9, 2026

    Portofoli i risiguruesve të SIGAL: garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

    March 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Llukan Tase, akademiku leskoviqar që dhuroi jetën arsimit
    Vendi

    Llukan Tase, akademiku leskoviqar që dhuroi jetën arsimit

    August 25, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Profesor Llukan Tase i përket dhe bën pjesë në “ushtrinë” e specialistëve të bujqëisë, të grupimit më të madh të kësaj dege të ekonomisë, siç janë agronomët, ku falë shkollimit, punës për të ndjekur progresin dhe inteligjencës së tij, arriti të lërë gjurmë aty ku ishte e vështirë, sepse rrugët për të lënë gjurmët nuk ekzistonin.

    Agronomi, drejtuesi i mirënjohur në sektorin e bujqësisë dhe pedagogu i shumë brezave specialistësh të rangut të mesëm dhe të lartë, Prof. Llukan Tase, u lind në Leskovik më 15 shtator të vitit 1935. Arsimimin e ndoqi rregullisht, pa ndalesa dhe nën kontroll të pandërprerë prindëror, duke e konsideruar shkollimin si një gjë të shenjtë, si diçka që ka në dorë të ardhmen. Shkollën 7-vjeçare e kreu në Tiranë, në kryeqytet, fakt që duhej vlerësuar si fillimi i mbarë, sepse siç thuhet, ai është gjysma e punës. Por kjo mbarësi, nëse do ta konsideronim të tillë, i hapi rrugën që nxënësi me nota të shkëlqyera, Llukan Tase, t’i jepej mundësia për të filluar shkollën e mesme pranë Teknikumit Bujqësor në Kamëz, i cili sapo ishte ngritur, por që meqë ishte “i Tiranës”, aty u caktuan pedagogë të shkolluar jashtë vendit, nga më të mirët e kohës, ku midis tyre shkëlqenin edhe emrat e Reshat Kosturit, Mustafa Shashaj, Oresti Ciko, Llazar Misja, Abedin Çiçi etj.. Llukan Tase fillimin e shkollës për t’u përgatitur si specialist bujqësie nuk e nisi si një rrugëtim që ta kishte frikë, por si një hap që diku gjatë këtij rrugëtimi mund të përballej edhe me rreziqe, me punë që nuk kërkonin forcë fizike, por mend dhe fantazi krijuese, që këkonte besim se fitorja është në në krah të atij që e beson të arritshme. Prova e parë iu dha sapo u diplomua specialist i mesëm. Dhe nuk ishte provë dosido, por nga ato që të vë në pozitë të vështirë. Më 1953, posa kishte mbaruar teknikumin bujqësor, pa asnjë përvojë në punën shkencore, Llukan Tase u emërua në bazat eksperimentale të Institutit të Kërkimeve Bujqësore “I.V. Miçurin” në Korçë. Ishte barrë e rëndë. Për tre vjet drejtoi punën shkencore në rrethin e Korçës me qëndër në NB Maliq, duke e vlerësuar këtë detyrë si një investim të madh për të ardhmen e tij në formimin professional. Studimet e kryera nga grupi që drejtonte shërbyen për zgjedhjen e kultivarëve më të mirë të grurit, misrit e panxhar sheqerit, si dhe për zgjidhjen e problemeve agroteknike, çka ndikoi në shtimin e prodhimeve në Korçë e në ekonomi bujqësore të tjera të vendit.

    Your browser does not support the video tag.

    Llukan Tase rrezikun më të madh e më të “pabesë” konsideronte qëndresën në vend, pra ndalesën për të vijuar studimet në shkollën e lartë. Gjë që nuk ndodhi. Madje do t’i shndriste fati sepse as që i shkonte ndërmend se një ditë do të përzgjidhej për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Agronomisë në Akademinë Bujqësore të Bullgrisë, në Sofje.

    Në kryeqytetin bullgar studenti Llukan Tase qëndroi plot pesë vjet (1956-1961), duke arritur atë çka kishte ëndërruar, të diplomohej agronom i lartë dhe, ca më shumë, ta mbaronte atë me rezultate të shkëlqyera. Por studenti nga Shqipëria u “diplomua” edhe për diçka tjetër gjatë periudhës që ndoqi studimet në Akademinë Bujqësore të Sofjes. Atij iu dha rasti të njihte dhe të shijonte kulrturën, artin, letërsinë dhe shumë pasuri të tjera të kombit bullgar. Iu dha rasti, gjithashtu, të njihte historinë e gjallë të Shoqatave Patriotike të Kolonive shqiptare, të cilat zhvillonin veprimtari të shumta në kryeqytetin bullgar, në Sofje. Figura të shquara, si Jani Vruho, Thanas Tashko, Hamdi Ohri, Petro Nini Luarasi, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Kosta Trebicka e shumë të tjertë, u bënë pjesë, nëmos “pedagogë të jashtëm”, për të përvetësuar e parë me sy rrugën dhe përpjekjet e Rilindasve tanë nëpërmjet veprimtarive patriotike, por sidomos me botimet në gjuhën shqipe. Madje Prof. Llukan Tase, me bashkëautor Abdurrahim Myftiun, kanë përgatitur dhe botuar një libër dinjitoz, “Bullgaria dhe studentët shqiptarë”, në të cilin janë përmbledhur, veç sa thamë, edhe të gjithë ata studentë që studjuan në universitetet bullgare e që gjatë gjithë jetës kontribuan në zhvillimin e shumë sektorëve të rëndësishëm të ekonomimsë shqiptare, si specialist, pedagogë e shkencëtarë.

    Përfundimi me rezultate të shkëlqyera të Fakultetin e Agronomisë në Akademinë Bujqësore të Bullgrisë, në Sofje, Llukan Tase i kishte të hapura rrugët për të filluar punë aty ku kërkohej më shumë fuqia e mendjes, por edhe guximi për të futur e bërë progress në fushën e aplikimit të të dhënave shkencore. Ishte investimi i tij puna hulumtuese dhe përgatitja teorike që ai të ishte formuar e të klasifikohej si specialist i nivelit të lartë. Dhe kjo e dhënë u bë shkak që ai për shumë vite të kryente vrojtime e studime, punë të mirëfilltë shkencore, sidomos në fushën e prodhimit të perimeve, ku ishte lauruar në shkollën e lartë në Sofje. Më pas, të jithë këtë përvojë ai nuk e konsideroi si diçka të mbaruar në formimin si specialist e shkencëtar në fushën ku u caktua të ndiqte, por si fillim, si hapa “shtrimi” për të arritur aty kur dikur kish patur frikë t’i bënte. Ishte ky formim, madje edhe nevoja për të çuar më tej rezultatet e arritura, që Llukan Tase të përzgjidhej për të bërë specializm më të thelluar në fushën e kultivimit të perimeve, në Bullgari, Holandë, Francë e Itali. Broshurat, fletëpalosjet, artukujt e botuar në organe shkencore si në Buletinin e Shkencave, revistën Bujqësia Shqiptare etj., treguan se ai nga viti në vit e rriti nivelin e tij shkencor e akademik.

    Prof. Llukan Tase nuk ishte vetëm specialist i nivelit të lartë, por edhe një drejtues i zoti, që dinte të ishte mjeshtër i komunikimit me vartësit dhe i organizimit të punëve. Eshtë një fakt i cili flet shumë për këto cilësi tëq vyer të tij. Ai në Institutin e Perimeve dhe Patates në Tiranë drejtoi për 13 vjet (1977-1989), pa u shkëputur, sektorin e parë shkencor. Llukan Tase dinte të ishte pjesë e një ekipi që kishte marë përsipër të kryente detyra të vështira e delikate. Ai ishte i aftë të zotëronte vetveten ndaj edhe arrinte të diktonte vullnetin e tij vartësve në punët që shpesh një gabim, në dukje i vogël, rrëzonte e bënte nul punën shkencore të disa viteve. Ndoshta kjo dhunti solli rastin që ai, veç punëve në sektorin shkencor, të ishte për një kohë të gjatë edhe në detyrën e zv/drejtorit të Institutit të Perimeve dhe Patates në Tiranë. Ky pozicion rrjedhimisht diktonte të jepje ndihmesën edhe në veprimtaritë e ndryshme shkencore në shkallë vendi. Prof. Llukan Tase ka qenë antar aktiv, gjtë gjithë jetës së tij, në disa këshilla shkencorë, duke ndikuar me punë të drejtëpërdrejtë për thellimin e kërkimit shkencor të institutive shkencore të bujqësisë të asaj kohe, të cilët ishin disa dhe të shpërndarë në mbarë vendin. Në të shumtët e rasteve këshillat dhe këshillimet për të tjerët, për “ata të fushës”, nuk bëheshin teorike, me mentalitetin e të qenit “mësues për të tjerët”, por duke i ndjekur gjërat në process, aty ku këshilla duhet të materializohej.

    Sfida më e madhe dhe më e vështirë për specialistin Llukan Tase paskësh qenë ndihmesa që i duhej të jepte për rritjen e prodhimit të perimeve, domates, specit, patlixhanit, trangullit etj. në mjedise të mbrojtura. Për të përballuar nevojat e tregut me perime në të gjitha stinët e vitit ishte e domosdoshme shtimi i sipërfaqeve të serrave, shfrytëzimin e tyre në mënyrën më ekonomike. Kjo gjë ishte e ngutëshme, kërkesë nga më urgjentet për kryeqytetin, Tiranën. Të gjithë këtë punë voluminoze dhe me kërkesa të larta në zbatimin praktik, ndihmesa e Llukan Tases u përqëndrua në shpejtësinë e ndryshimit dhe e ndikimit në tjetërsimin e furnizimit të tregut me perime.

    Punët që lidhen me shkencën dhe me vrotimet-sinjalizimet janë kryesisht “të mbyllura” dhe që të komandojnë në sipërfaqe të kufizuara. Prof. Llukan Tase nuk mbeti skllav dhe i lidhur pas eksperimenteve tërë jetën. Shumë vite të veprimtarisë së tij ai i kaloi fushave, aty ku mbillej e korrej. Ai ka punuar dhe drejtuar prodhimin e gjerë në disa ekonomi bujqësorë të vendit. Për disa vjet drejtoi sektorin e perimeve në Ndërmarrjen Bujqësore të Sukthit, e cila në atë kohë ishte furnizuesja më e madhe e Tiranës dhe e Durrësit me perime të shumëllojshme. Më vonë, për shtatë të vjet të tjera, kreu detyrën e kryespecialistit të perimeve dhe më pas përgjegjës i seksionit të bujqësisë në Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës.

    Duke qënë i rrahur e përpjekur gati me të gjitha problemet që rrokte sektori i bujqësisë Llukan Tase shfaqi aftësinë që të ishte mësimdhënës në institucionet mësimore të kohës, në sektorin e arsimit të mesëm e të lartë bujqësor. Për një periudhë dy vjeçare (1964-1966) ai ka qenë drejtor i shkollës së mesme Bujqësore në Golem të Kavajës e cila në atë kohë ishte një nga institucionet më në zë për përgatitjen e kuadrove të afta për bujqësisnë shqiptare. Në vitet 1968-1970, Llukan Tase punoi si pedagog dhe zv/përgjegjës i Kadedrës së Hortikulturës në ILB në Kamëz (UBT). Janë vitet kur ai, si edhe në periudhat e mëparëshme, dha ndihmesë të dukëshme, në vazhdimësi, për të ndihmuar specialistët e bujqësisë në kërkimin shkencor, si udhëheqës për marrjen e gradave dhe titujve shkencorë.

    Gjatë kohës që punoi në bujqësi Prof. Llukan Tase botoi 12 libra, tekste dhe broshura në dobi të shkollës e të prodhimit të perimeve, si dhe artikuj në shtypin e përditshëm e atë periodik. Eshtë i pari specialist i kualifikuar për rritjen dhe mbarështimin e perimeve në vendin tonë, që mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”. Më pas iu dha titulli “Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor”, sot ekuivalent me titullin Profesor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë për dhunë dhe konflikt pronësie

    March 9, 2026

    Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi “kryengritje”: Ti hiqet imuniteti Belës

    March 9, 2026

    Portofoli i risiguruesve të SIGAL: garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

    March 9, 2026

    Korçë/Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, procedime për vjedhje e kanosje. Digjet një automjet në Ravonik

    March 8, 2026
    TE FUNDIT

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë për dhunë dhe konflikt pronësie

    March 9, 2026

    Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi “kryengritje”: Ti hiqet imuniteti Belës

    March 9, 2026

    Portofoli i risiguruesve të SIGAL: garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

    March 9, 2026

    Korçë/Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, procedime për vjedhje e kanosje. Digjet një automjet në Ravonik

    March 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    “E vrava se nuk më linte te vishesha si doja”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel: Ishte fanatik

    Korçë/Arrestime, aksidente dhe zjarr në magazinë, ndërhyrjet e fundit të Policisë

    1 në 4 kryebashkiakë shqiptarë të përfshirë në hetime ose të shpallur fajtor nga SPAK

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.