Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026

    Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Në kujtim të aktorit Perika Gjezi
    Vendi

    Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

    August 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në trupën e teatrit amator të gjimnazit ?Fauat Babani? në drejtimin e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Piro Mani (Artist i Popullit). Në vitin 1965, gjatë kohës e gjimnazit, do të interpretojë edhe rolin e tij të parë në dramën ?Tre të shtëna pushke? të Ibrahim Uruçit, të vënë në skenë nga trupa profesioniste e Teatrit ?Andon Z. Çajupi? të qytetit të Korçës. Në vitin 1967 pas mbarimit të gjimnazit shkon të punojë në Kombinatin e Maliqit, ku do të aktivizohet me trupën amatore të këtij Kombinati.

    Në maj të vitit 1969 me insistimin e regjisorit të mirënjohur Mihallaq Luarasi, fillon punën si aktor profesionist pranë Teatrit ?Andon Z. Çajupi? të qytetit të Korçës ku do të luajë disa role dhe në nëntor të vitit 1969 do të jetë një nga interpretuesit e dramës ?Njollat e murrme?, e cila do të marrë dhe Flamurin në Festivalin e Teatrove të mbajtur në Tiranë. Në dhjetor të po atij viti niset për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe me ta mbaruar fillon studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit.
    Pas mbarimit të Institutit rikthehet në qytetin e Korçës si aktor në Teatrin e këtij qyteti ku vazhdon të punojë edhe sot duke interpretuar me dhjetëra role. Këtu mund të përmendim rolin e Edi Karbones në dramën ?Pamje nga ura? e Milerit ose në dramën e Kasëm Trebeshinës ?Histori dashurie?.

    Your browser does not support the video tag.

    Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin ?I teti në bronx? me regji të Viktor Gjikës (Artist i Popullit). Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin ?Shtigje lufte? të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974 kur ai sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

    Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin ?Tokë e përgjakur?, roli i Gjergjit në filmin ?Nga mesi i errësirës?, roli i mësues Naimit në filmin ?Balonat?, roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin ?Asgjë nuk harrohet?, Tahiri në filmin ?Dasëm e çuditshme? etj.

    Vdiq ne nje aksident automobilistik me 2010.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Aktor kujtim
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026

    Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

    November 11, 2026

    Korçari Theo Napoloni shpallet kampion kombëtar në bilardo, triumfon në disiplinën “3 Sponde”

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    𝗗𝗿𝗮𝗺𝗮 𝗲 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗠𝗮𝗸𝘀 𝗩𝗲𝗹𝗼𝘀: 𝗨 𝘀𝗽𝗶𝘂𝗻𝘂𝗮 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗷𝗮 𝗲 𝘁𝗶𝗷

    Muharrem Meko – Zëri i guximit që sfidon heshtjen

    Procedime penale në Korçë, Kolonjë e Devoll për shkelje në qarkullim, dhunë dhe prerje drush

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.