Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrestohen 4 veterinerë në Devoll, ja çfarë bene / emrat
    Vendi

    Arrestohen 4 veterinerë në Devoll, ja çfarë bene / emrat

    July 23, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”.

    Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara, arrestohen në flagrancë 4 veterinerë.

    Your browser does not support the video tag.

    Shpallet në kërkim 39-vjeçari që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.

    Procedohen penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.

    Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit:
    -u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit Baki Myrtollari 64 vjeç, banues në Durrës, Kujtim Agolli 57 vjeç, banues në Korçë, dhe Demir Koritari , 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës (veterinerë) të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;
    -u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi Ergys Lame, 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;
    -u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

    – u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Voskop, E. Z., 48 vjeç, banues në Bilisht, dhe R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

    Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim G. M., ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll. 3 shtetasit e proceduar dyshohet se kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët e kontrabanduara nga 39-vjeçari.

    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestime Devoll Policia
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    “Synohet rritja e sektorit”/ Salla: Të rinjtë që hapin biznese në blegtori, 7-10 mijë euro mbështetje

    Pantallonat me arne si rrugët e qytetit” Pllaha denoncon gjendjen e rrugëve në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.