Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

    March 11, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq për kontrabandë, vjedhje, zjarrvënie dhe konflikt fizik

    March 11, 2026

    Juglindja, sezoni dimëror turistik i suksesshëm

    March 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 100 Milionë Lekë për vijezimin që u fshi nga shiu – Klajdi Pllaha denoncon
    Vendi

    100 Milionë Lekë për vijezimin që u fshi nga shiu – Klajdi Pllaha denoncon

    July 17, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një vit më parë, Bashkia Korçë tenderoi për rreth 100 milion lekë të vjetra vijëzimin e rrugëve të qytetit. Fituese e këtij tenderi u shpall kompania IDK Konstruksion, në pronësi të biznesmenit të njohur Gramos Dalipi, i njohur për flamujt e kuq në sistemin e prokurimeve publike. Tenderi në fjalë është konsideruar me probleme që në nisje, për mënyrën si u zhvillua dhe mungesën e konkurrencës reale.

    Sot, pas më pak se një viti, gjendja e vijëzimit në rrugët e Korçës është thuajse skandaloze. Vijat e bardha janë zhdukur, sikur të ishin vizatuar me bojë uji dhe jo me materialet e duhura për sinjalistikën rrugore. Unaza e qytetit, një nga akset më të rëndësishme, është lënë në harresë, ndërsa në lagjen 18 vijëzimet janë zhdukur krejtësisht.

    Your browser does not support the video tag.

    Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak, Klajdi Pllaha, e ka denoncuar publikisht këtë situatë duke vënë në dukje se punët e kryera janë të cilësisë së dobët dhe afatshkurtra. Ai rikujton se këtë shërbim mund ta kishte kryer fare mirë Ndërmarrja e Shërbimeve Publike (NShP), duke ulur kostot dhe duke garantuar më shumë cilësi e kontroll.

    Në vend që të nxirren mësime nga kjo eksperiencë e dështuar, Bashkia Korçë ka parashikuar në buxhetin e vitit 2025 edhe 200 milion lekë të tjera të vjetra për vijëzimin e rrugëve. Ende nuk dihet nëse këto para do përdoren për rrugë të reja apo për të njëjtat segmente ku boja është zhdukur tashmë. Por një gjë është e qartë: nëse puna do të bëhet me të njëjtin standard si një vit më parë, qyteti rrezikon të hyjë në një cikël tenderësh të pafund për të njëjtat punë, me taksapaguesit që paguajnë gjithmonë faturën.

    Nëse vijëzimi i rrugëve është kthyer në një biznes që përsëritet çdo vit, kjo nuk është administrim, por abuzim me paratë publike.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    bashkia Korce Korçë vijezime
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

    March 11, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq për kontrabandë, vjedhje, zjarrvënie dhe konflikt fizik

    March 11, 2026

    Juglindja, sezoni dimëror turistik i suksesshëm

    March 11, 2026

    Reagon prefektja Florinda Zegullaj; “Jam në monitorim të situatës së rritjes të çmimeve në juglindje”

    March 10, 2026
    TE FUNDIT

    Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

    March 11, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq për kontrabandë, vjedhje, zjarrvënie dhe konflikt fizik

    March 11, 2026

    Juglindja, sezoni dimëror turistik i suksesshëm

    March 11, 2026

    Reagon prefektja Florinda Zegullaj; “Jam në monitorim të situatës së rritjes të çmimeve në juglindje”

    March 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Si e shau Tefik Qeraxhiu Enverin dhe partinë në mes të pazarit, dhe gjyshja që u shpëtoi plumbave të Gjermanëve

    Polici i Pogradecit e pëson, u kap kundravajtje – i hiqet patenta

    Pogradec/Polici i dehur në timon përplas 5 mjete, arrestohet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.