Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Te Uçkat si dikur” – Një festë e re që ringjall emocionet e fëmijërisë, më 19 korrik në Pogradec
    Vendi

    “Te Uçkat si dikur” – Një festë e re që ringjall emocionet e fëmijërisë, më 19 korrik në Pogradec

    July 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një festë e veçantë do të zhvillohet për herë të parë më 19 korrik 2025 në zonën e njohur si Uçkat në Pogradec. E titulluar “Te Uçkat si dikur”, kjo ngjarje synon të sjellë në vëmendje kujtimet e fëmijërisë, traditat lokale dhe jetën e dikurshme buzë liqenit, përmes një programi të pasur kulturor, artistik dhe argëtues.

    Festa do të zgjasë gjatë gjithë ditës, nga ora 10:00 deri në 23:00, dhe do të përfshijë aktivitete për të gjitha moshat. Pjesë e programit do të jenë kapja tradicionale e peshkut me vazo, gara noti dhe kanoe, lojëra për fëmijë, sfida gatimi me receta tradicionale, panair vendas dhe ekspozitë dokumentare dhe artizanale.

    Your browser does not support the video tag.

    Atmosfera do të kulmojë në mbrëmje me një koncert festiv ku do të performojnë disa nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Në skenën e “Te Uçkat si dikur” do të ngjiten Kozma Dushi, Beni Zdrafko, Vëllezërit Kapa, Eni Guçi, Ersi Kazerma dhe Rogen Karafili. Po ashtu, pjesë e eventit do të jetë edhe grupi i valleve të Pogradecit, me një repertor autentik që ruan dhe promovon trashëgiminë kulturore të zonës.

    “Te Uçkat si dikur” është konceptuar si një festë që promovon lidhjen me natyrën, vlerat komunitare dhe pasuritë e trashëguara brez pas brezi.

    Organizatorët synojnë që kjo të jetë vetëm edicioni i parë i një tradite të re, që do të zhvillohet çdo verë, për të promovuar Pogradecin dhe liqenin si një destinacion të gjallë kulturor dhe turistik.

    Festa është e hapur për të gjithë dhe pritet të mbledhë jo vetëm banorët e zonës, por edhe shumë vizitorë dhe turistë që ndodhen në Pogradec gjatë sezonit veror.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    festë Pogradec Te Uckat
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mokër/Bashkia investon për hapsira çlodhëse e lojra në Velçan

    Korçë / Dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçarja, procedohet penalisht kunata e saj

    Puna ime e parë ne emigracion – nga Nevruz Nazarko

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.