Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Emri – Arrestohet pronari në Voskopojë, kishte ndërtuar pa leje / procedohen dy punonjës të IMT Korçë
    Vendi

    Emri – Arrestohet pronari në Voskopojë, kishte ndërtuar pa leje / procedohen dy punonjës të IMT Korçë

    July 12, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit.

    Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Ibrahim Kruja 63 vjeç, administrator i një subjekti privat.

    Your browser does not support the video tag.

    Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

    Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

    Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

    Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestime Policia Voskopoje
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Në fund të sezonit sportiv 2026-2027 përfundon dënimi i Skënderbeut vënë nga komisioni i disiplinës të UEFA

    Pogradeci i beson sërish Lishës, rinovon për sezonin 2026-2027

    Ura e Qafzezit e pakalueshme, situata në Kolonjë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.