Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rritet në Korçë dhe Has, njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
    Vendi

    Rritet në Korçë dhe Has, njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

    July 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Të mirat që natyra i ofron organizmit tonë janë të shumta, dhe një prej tyre vjen përmes bimës Hipofae, e cila është rikthyer në vëmendje falë punës së specialistit të bimëve mjekësore, Ylli Merja. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai tregoi për vlerat e jashtëzakonshme të kësaj bime, e cila rritet në vendin tonë dhe mund të përdoret si një suplement natyral për shëndetin e trurit dhe sistemit nervor.

    “Kjo është një bimë shumëvjeçare e cila rritet në vendin tonë falë një mësuesi kimist në Has të Kukësit, i cili ka krijuar atje një kopsht të vërtetë botanik. Më herët kjo bimë ka qenë në zonën e Dardhës së Korçës andej nga Mollasi. Në monizëm është mbjellë për të ruajtur rrënjët nga monizmi që të mos rrëshqisnin, pasur rrënjët i hap në sipërfaqe të tokës dhe e lidh me veten e saj. Rritet në zonat afër lumenjve dhe që janë kryesisht gurishtore. Unë duke kërkuar dhe shfletuar ndër vite për bimë që qetësonin sistemin nervor, që ishin kundër ankthit, stresit e kështu me radhë, bimë që kishin vitaminën C, mes gjithë të tjerave më dilte edhe kjo bimë, Hipofae. Kokrrat e kësaj bime në formë elipsi dhe në ngjyrë nga e verdhë në të kuqërremtë, një komponent kimik i kësaj është betakaroteni. Mund të përdoren edhe gjethet për veti mjekësore, por më shumë përdoren frutat, të cilat mund të jenë ose të freskëta, ose të ruhet e thatë.”

    Your browser does not support the video tag.

    Bima preferon zonat me gurë dhe afër lumenjve, dhe është e pasur me vitaminë C, madje më shumë se speci i kuq. Frutat e saj, në ngjyrë nga e verdhë në të kuqërremtë, përmbajnë betakaroten, vitaminat B1, B2, B3 dhe B6, si dhe acidet yndyrore omega 3, 6, 7 dhe 9, të cilat janë të rëndësishme për funksionin e trurit.

    Hipofae mund të konsumohet si frut i freskët, i thatë ose në formë vaji. Sipas Merjes, kjo bimë ka efekte të dukshme në uljen e stresit dhe në rigjenerimin e organeve të brendshme, sidomos në rastet me inflamacion apo dëmtime të brendshme.

    “Truri i njeriut ka nevojë për vitaminën B1, B2 dhe B3, këto i japin një qetësi dhe një energji trurit. Acidet omega 3,6,7 edhe 9 janë vërtet ushqyes të trurit, i japin atij energji, por balancojnë dhe nxitin frenimin. Pastrojnë të gjitha arteriet nga brenda dhe u japin arterieve elasticitet, kështu që ne nëse përdorim këtë bimë përmirësojmë më mirë qarkullimin e gjakut. Kjo bimë në mjekësinë popullore mund të përdoret si suplement ushqimor, ose si fruta të thara totalisht, ose në formën e vajit. Ka efekte gjithashtu tek stresi, përqendrimi, sepse nëse ushqehen mirë zonat e trurit. Nëse shkon gjaku në mënyrë të shëndetshme e pasuruar me këto vitaminat dhe me mineralet që ka bima, janë mikroelemente shumë të rëndësishëm jo vetëm për trurin, por edhe për muskujt, apo për të rigjeneruar organet e brendshme sidomos nëse ato kanë një inflamacion apo gërryerje e kështu me radhë. Është një lloj qetësuesi natyral, i shëndetshëm, dhe nuk ka efekte anësore 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    bime Has Korçë shpetim
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zjarri pranë Parkut të Gërmenjës, përhapje drejt Greqisë nga era – 40 forca në terren për ta mbajtur nën kontroll

    Shkrumbohet banesa në Sovjan, rrezikoi gjithë lagjen

    Nga Tirana në Peshkopi e Korçë me aeroplan! Rast unik në Europë. Si udhëtonin shqiptarët në vitet ’20?

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.