Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bilishti hap Akademinë e Arteve Marciale/ Një derë e re për sportin dhe të ardhmen e të rinjve

    April 30, 2026

    Kryetari i Kuvendit lë mënjanë “hallet” e parlamentit, bën thirrje: Të hënën të festojmë në Korçë

    April 30, 2026

    Korça rikthen magjinë e muzikës lirike/ Festivali “Tefta Tashko Koço” bashkon talentet e reja nga trojet shqiptare

    April 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss
    Vendi

    Korçë/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss

    July 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një koncert homazh kushtuar Gaqo Çakos, këngëtarit më të madh lirik shqiptar, do të jetë aktiviteti kryesor që do të mbahet këtë vit në edicionin e tetë të Festivalit MIK në Korçë. Koncerti, i cili do të tregojë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos, rikthen në skenën shqiptare pas më shumë se 30 vitesh artisten Tatjana Kora Elmazi, ndërsa pjesë e tij do të bëhen edhe emra, si: Kastriot Tusha, Gjergji Mani e Xhoiden Dervishi me të ftuar të veçantë Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Çakos.

    “Ka pasur bashkëpunim shumë të madh sidomos me inçizimet që ka lënë Gaqo Çako. Unë madje mbaj mend kur Eno me insistimin e tij, bashkë me Gaqon arritën në kushte shumë të vështira, kur nuk gjendeshin as partiturat, të linin një bagazh të madh të veprave vokale.”

    Your browser does not support the video tag.

    Një tjetër koncert me rëndësi gjatë këtij edicioni do të jetë edhe ai që do të mbahet në Drenovë, i quajtur “Stili vjenez”. Ylli i këtij koncerti gala do të jetë balerini me famë botërore që interpreton në Operën e Vjenës, Eno Peçi, me në krah balerinën Adela Muçollari. Ata do të sjellin dy numra, i pari nga kompozitori Gustav Mahler dhe i dyti, që është dhe një surprizë e bukur, i quajtur “Gjaku vjenez” i mbretit të valseve, Johann Strauss.

    “Ky duet është krijuar nga fillimi. E kam krijuar unë nga fillimi për MIK Festival, një koreografi e krijuar nga unë në stilin vjenez dhe e kërcyer me partnere Adela Muçollarin.”, – thotë balerini Eno Peçi.

    Nata kineze, e cila çel dhe festivalin do të vijë si bashkëpunim mes artistëve shqiptarë dhe kinezë. Ajo do të prezantojë muzikën klasike dhe tradicionale të të dy vendeve përmes interpretimit të sopranos Xia Wang dhe pianistit Genc Tukiçi, ndërsa e veçantë është intrepretimi në erhu, një instrument i veçantë kinez nga artisti Guo Gan.

    Një koncert risi këtë vit është ai kushtuar serenatave korçare, i cili do të bëjë pjesë të festivalit disa këngë, që prezantohen për herë të parë në publik, shkruan shqiptarja.

    Ky koncert është menduar të jetë finalja e festivalit, që do të zhvillohet në Parkun e qytetit dhe është quajtur “Retro Passion”, pasi pjesë e mbrëmjes do të jenë njerëz, që kanë pasur pasion këngën, edhe në rastet kur nuk kanë arritur ta shndërrojnë atë në profesion.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Gaqo Cako Korçë Mik Festival
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bilishti hap Akademinë e Arteve Marciale/ Një derë e re për sportin dhe të ardhmen e të rinjve

    April 30, 2026

    Aksidente, plagosje me thikë dhe dhunë në familje/ Bilanci i një dite me ngjarje të shumta në qarkun e KorçësI

    April 30, 2026

    Korçë/ Aksident në gjendje të dehur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, procedime për dhunë në familje, kanosje me armë dhe plagosje të një 5-vjeçareje

    April 29, 2026

    E paprecedentë! 17-vjeçarja në Korçë dhunon gjyshen

    April 29, 2026
    TE FUNDIT

    Bilishti hap Akademinë e Arteve Marciale/ Një derë e re për sportin dhe të ardhmen e të rinjve

    April 30, 2026

    Kryetari i Kuvendit lë mënjanë “hallet” e parlamentit, bën thirrje: Të hënën të festojmë në Korçë

    April 30, 2026

    Korça rikthen magjinë e muzikës lirike/ Festivali “Tefta Tashko Koço” bashkon talentet e reja nga trojet shqiptare

    April 30, 2026

    Aksidente, plagosje me thikë dhe dhunë në familje/ Bilanci i një dite me ngjarje të shumta në qarkun e KorçësI

    April 30, 2026
    EKSKLUZIVE

    𝐀𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞, 𝐛𝐢𝐥𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐫𝐞𝐭…/𝐏𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐝𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐣𝐚 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐞 𝐢 𝐥𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐬 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐊𝐮𝐭𝐞𝐥𝐢

    Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha. ‘Grupi i Zjarrit’ s’ka ekzistuar kurrë

    Ngjarja në lokal/ Korçë: Dritan Pino në pranga, zbardhet dinamika e konfliktit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.