Procedime dhe arrestime për vepra të ndryshme penale në qarkun Korçë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. L., 61 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i cili nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht:
Sh. G., për ndërtim pa leje
E. K., 44 vjeç, banues në Mirditë, për kanosje dhe shqetësim përmes telefonit, për motive të dobëta
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht shtetasit:
F. D., 41 vjeç, banues në Çiflig, pasi dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë) një 35-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta
K. K., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se goditi me grushta dy shtetas, pas një konflikti të çastit
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare proceduan penalisht shtetasit:
A. M., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin “Kapështicë–Bilisht” u kap duke transportuar pjesë këmbimi për mjete bujqësore, të dyshuara të kontrabanduara
V. S., 45 vjeç, dhe E. M., 45 vjeç, doganierë në PKK Kapështicë, dyshohet se nuk kanë kryer procedurat e zhdoganimit të mallit të mësipërm.
DVKM Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasve:
E. Xh., 39 vjeç, banues në Fier
A. Gj., 43 vjeç, banues në Rrëshen
P. J., 43 vjeç, banues në Maliq
Sh. S., 41 vjeç, banues në Elbasan
-Më datë 05.07.2025, në fshatin Bulgarec, në banesën e shtetasit O. T., 46 vjeç ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
—
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i pajetë shtetasi D. O., 87 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.