Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “ME TY” – mesazhi i Dejv Hoxhës për të rinjtë që vuajnë nga depresioni
    Vendi

    “ME TY” – mesazhi i Dejv Hoxhës për të rinjtë që vuajnë nga depresioni

    June 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pak gjatë, por një mesazh që do doja me zemër në dorë ta lexonit të gjithë…

    Teksa përpiqesha të gjeja fjalët për humbjen e Guidos, të cilin nuk e njihja personalisht, por njihja ëndrrat dhe buzëqeshjen e tij, më vjen një tjetër lajm i rëndë: një 20-vjeçar tjetër në Korçë ka vendosur t’i japë fund jetës. Kjo është vetëvrasja e katërt në pak ditë në qytetin tonë. Ndërkohë që rrjeti mbushet me mesazhe ngushëllimi të pafundme, askush nuk ndalet të mendojë: çfarë po bëjmë për këta të rinj që po bien, një nga një?

    Your browser does not support the video tag.

    Para se të vazhdoj më tej, dua t’ju them të gjithëve me gjithë shpirt: Vetëvrasja nuk është zgjidhja. Vetëvrasja është nisja e një kalvari vuajtjesh për ata që ju duan më shumë, familjen tuaj. Kur vret veten, dorëzohesh, dhe i thua botës se nuk ia dole, sepse kishe frikë të luftoje… dhe kështu ua lë barrën të gjallëve.

    JAM ME TY! Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundje të dhimbshme që trupi i tyre i di, por luftojnë deri në fund. Miliona njerëz në botë jetojnë mes varfërisë dhe nuk kanë një çati mbi kokë, por prap luftojnë. Mijra prindërve u janë vrarë fëmijët në Gaza, por prap gjejnë forcën për të luftuar. Miliona njerëz kanë borxhe, janë papunë, kujdesen për një të sëmurë, ndahen, divorcohen, por prapë luftojnë sepse ky nuk është fundi.

    Kjo është fillimi i njohjes të vetes, njohja e fuqisë të vetes se vetëm ti mund t’ja dalësh, se ajo drita në fund të tunelit është e vërtetë dhe jo përrallë. Askush nuk do të dojë më shumë sesa të duash veten, dhe atëhere do kuptosh fuqinë tënde, atëhere do kuptosh se ke menduar budalliqe në mendjen tënde dhe do qeshësh pas disa vitesh kur ti kujtosh.

    Dhe kur të mendosh vetvrasjen, mendo për familjen tënde, mendo për familjen që do krijoje në një të ardhme, mendo për ëndrrat që do lësh në mes, mendo për ajrin që do mbysësh, mendo për forcën që do humbasësh. Nuk është turp në 2025 të takosh një psikolog, të shkosh ti thuash çfarë ndjen, çfarë të mbyll në vete, çfarë të mundon. Vetja jote është shpëtimi por një psikolog është ndihma më e madhe, prandaj mos ki turp të takosh një psikolog ashtu siç takon një doktor për zemrën. Dhe nëse psikologu që takon nuk të pëlqen (se ke budallenj sa të duash) ndërroje deri sa të gjesh, atë që do e quash mik para se ta quash psikolog.

    Por nuk mund të rri pa folur edhe për ata që DUHET të bënin më shumë. A ka gjë më therëse se një 20-vjeçar që i jep fund jetës? Mes zhurmës së politikës, karrigeve që lëvizin lart e poshtë, një jetë shuhet dhe askush nuk reagon. Po Urdhri i Psikologut, që është kthyer në teatër absurdi, çfarë po bën? Po qeveria, ministritë, bashkitë?

    A ka fonde për shëndetin mendor të të rinjve, apo vetëm për aktivitete false e projekte për të mbushur xhepat e atyre që fitojnë projekte? Po sikur psikologët të ishin realisht pranë shkollave? Po sikur të kishim mbështetje të vërtetë për shëndetin mendor? Po sikur të ndihmonim njëri-tjetrin, si shoqëri? Nëse dje ishte një 20-vjeçar, sot mund të jetë një shoku yt. Lumturia është rritja më e madhe që mund të përjetojë një vend.

    Personalisht, po punoj për të krijuar një mekanizëm të mbështetjes për të rinjtë që përballen me ankth, depresion, e shumë sfida të tjera. Kam pranë miq të fortë që i kanë hedhur me shkelm errësirës dhe sot janë frymëzim për të tjerët. Dhe nëse ndihesh vetëm, nëse do të flasësh, jam unë i gatshëm të jem miku yt i ri.

    Ah, po ta them përsëri, JAM ME TY! Jam me ty që çdo sfidë po e kalon në heshtje dhe po ja del, JAM ME TY, që je gati të dalësh nga strofulla dhe ti tregosh botës që JA DOLE dhe sa herë të biesh dhe të ngrihesh, do i thuash “Sot fitova përsëri!”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Dejvi Hoxha djathta Korçë opinion vdekja e Guidos
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dr.Refki Pere/ Nga salla e lindjes tek faqet e historisë së Vërçunit

    Të dhënat e Cens 2023: Një e treta e familjeve në Korçë me një person

    Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.