Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bezos 52 lek naftën – ti 178 lekë / shkruan Aleksandër Marku
    Vendi

    Bezos 52 lek naftën – ti 178 lekë / shkruan Aleksandër Marku

    May 31, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ky është Ballkani:
    Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos, “Abeona”, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, ankoroi këtë mëngjes për furnizim me karburant në portin e Durrësit në Shqipëri.

    I emëruar sipas perëndeshës romake Abeona, mbrojtësja e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata, jahti luksoz u furnizua me 95,000 litra naftë dhe me furnizime të tjera.

    Your browser does not support the video tag.

    Sigurisht, pa taksa, falë një regjimi që, nën petkun e “turizmit elitar”, ofron një privilegj që qytetari shqiptar as që e ëndërron dot: naftë me 52 lekë litri (50 cent) – shkruajnë gazetat shqiptare.

    Për këtë furnizim, Bezos paguan rreth 50,000 euro. Po të ishte furnizuar në Itali apo Greqi, do t’i kushtonte mbi 150,000 euro. Diferenca? Një shumë që në Shqipëri përfaqëson pagat mujore të 300 mësuesve.

    Ky fenomen, i njohur ndërkombëtarisht si “turizmi i karburantit”, e kthen Shqipërinë në një pompë karburanti për jahtet më të shtrenjta në botë.

    Miliarderët nuk ndalojnë për të parë qytetin, as për të ngrënë darkë, e aq më pak për të investuar. Ata ndalojnë vetëm për t’u furnizuar me naftë dhe ikin. Në Durrës, në Sarandë, në Vlorë – historia përsëritet: jahtet vijnë, furnizohen dhe largohen.

    Pse duhet të financojmë muajin e mjaltit të Bezos në Venecie me para që mungojnë në spitalet publike shqiptare? – janë komentet e shtypit shqiptar.

    Jahti, që ka kushtuar 500 milionë dollarë, lëviz në zonë dhe më pas do të drejtohet për në Venecie, ku pritet të mbahet dasma e Bezos.

    I ndërtuar në vitin 2023 nga kompania holandeze Damen Yachting, “Abeona” përfaqëson standardet më të larta të lundrimit. Me një superstrukturë alumini, 76 metra i gjatë dhe 12 metra i gjerë, jahti është projektuar për udhëtime të gjata dhe të sigurta. Lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe mbërriti në Durrës nga porti francez La Ciotat.

    Ndërkohë, martesa e miliarderit Bezos me Lauren Sanchez ka shkaktuar një stuhi reagimesh në Venecie, javë para realizimit të saj.

    Ceremonia e shtrenjtë, e planifikuar për ditët e fundit të qershorit, ka ndezur tashmë protesta të forta sociale dhe politike nga banorët që ankohen për “privatizimin” e qytetit dhe dorëzimin e tij të plotë në duart e elitës financiare globale.

    Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në planet, thuhet se ka rezervuar të gjithë ishullin San Giorgio Maggiore për ditën e dasmës. Njëkohësisht, ai ka prenotuar pesë hotele luksoze, të gjitha taksitë detare dhe dhjetëra shërbime në qytetin që tashmë po mbytet nga hiperturizmi.

    Aleksandër Marku

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Jahti Porti i Durrësit
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026
    TE FUNDIT

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës arrestime dhe procedime penale për armë të ftohta, dhunë dhe shkelje ligjore

    Rreth 800 shtëpi pa drita në juglindje për shkak të motit të keq, reagon prefektura

    Kontrabandë nafte në Goricë – e pëson doganieri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.