Postimi i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe ka sjellë reagimin e fortë të Mitropolitit të Korçës, Anastasit.
Balla ka publikuar një sekuencë të një filmi të realizmit socialist, ku përdhosen klerikët. Balla nuk ka gjetur një mënyrë tjetër për të uruar Ditën e Alfabetit, siç e kanë bërë shumë politikanë të tjerë apo intelektualë, por ka provokuar me një film të realizmit socialist.
Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka reaguar mbi këtë postim të bërë nga Balla duke theksuar se nuk i përdhos dot klerikët orthodhoksë me filma të realizmit socialist.
“Kur nëpërmjet shpopullimit bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç Shqipes dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste. Nuk i përdhosni dot klerikët orthodhoksë me filma të realizmit socialist z.Balla”, thuhet në reagimin e Mitropolitit të Korçës, Anastas.
Marrë nga CNA


