Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite
    Vendi

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkia e Pogradecit ka ulur me 61,8% detyrimet e prapambetura gjatë dekadës së fundit, ndërsa të ardhurat e institucionit janë më shumë se dyfishuar në periudhën 2018-2025. Të dhënat janë bërë publike nga Bashkia Pogradec, në kuadër të konsultimeve me qytetarët për Buxhetin e vitit 2026 dhe Paketën Fiskale.

    Sipas shifrave të publikuara, detyrimet e prapambetura të Bashkisë kanë zbritur nga 533.697.432 lekë në vitin 2015, në 203.975.818 lekë në vitin 2025. Bëhet fjalë për një reduktim prej rreth 329,7 milionë lekësh, ose 61,8%.

    Your browser does not support the video tag.

    Bashkia sqaron se një pjesë e konsiderueshme e këtyre detyrimeve i përket periudhës 2009–2014 dhe është trashëguar nga administratat e mëparshme. Sipas institucionit, shlyerja është realizuar në mënyrë progresive, përmes të ardhurave të veta dhe granteve të akorduara nga ministria përgjegjëse, pa cenuar funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve publike.

    Një tjetër tregues i paraqitur është rritja e të ardhurave vendore. Nga 254.849.838 lekë në vitin 2018, ato kanë arritur në 528.468.081 lekë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej rreth 107%.

    Ecuria e të ardhurave sipas viteve paraqitet si më poshtë:

    – 2018: 254.849.838 lekë
    – 2019: 290.960.649 lekë
    – 2020: 305.411.000 lekë
    – 2021: 353.778.000 lekë
    – 2022: 382.857.000 lekë
    – 2023: 376.436.000 lekë
    – 2024: 473.343.330 lekë
    – 2025: 528.468.081 lekë

    Sipas Bashkisë, pavarësisht luhatjeve të regjistruara në disa vite, tendenca e përgjithshme tregon rritje të të ardhurave, duke krijuar më shumë mundësi për përballimin e detyrimeve financiare dhe mbështetjen e shërbimeve e investimeve publike.

    Në lidhje me detyrimet e paarkëtuara nga bizneset dhe familjet, institucioni bën me dije se ndjek procedurat ligjore për mbledhjen e tyre, duke nisur me njoftimin e debitorëve dhe duke vijuar, në rastet e mosshlyerjes, me masa si bllokimi i llogarive bankare dhe kufizimi i shërbimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Bashkia thekson gjithashtu se detyrimet e regjistruara dhe të ardhurat e paarkëtuara janë kategori të ndryshme financiare dhe nuk mund të barazohen automatikisht me dëmin ekonomik.

    Publikimi i këtyre të dhënave vjen në një kohë kur Bashkia Pogradec ka nisur konsultimet publike për Buxhetin e vitit 2026 dhe Paketën Fiskale. Takimet po zhvillohen në njësitë administrative, ndërsa procesi do të vijojë edhe në qytetin e Pogradecit, me pjesëmarrjen e banorëve dhe përfaqësuesve të biznesit, për mbledhjen e propozimeve dhe përcaktimin e prioriteteve për investimet e vitit të ardhshëm.

    Shifrat dhe shpjegimet financiare në këtë material i referohen të dhënave të publikuara nga Bashkia Pogradec.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026

    Klubet dhe lokalet në Korçë nuk duhet të trajtohen njësoj si ato në qytetet me klimë më të ngrohtë!

    November 11, 2026

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026

    Klubet dhe lokalet në Korçë nuk duhet të trajtohen njësoj si ato në qytetet me klimë më të ngrohtë!

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Sot kryhet varrimi i Marjola Nakoleci, ja çfarë thonë familjaret

    Andis Salla nga Korça: Fermeri meriton mbështetje reale, jo premtime

    Greqia, plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë € për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.