Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026

    Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit
    Vendi

    Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

    November 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.

    “Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, thotë  Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

    Your browser does not support the video tag.

    Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.

    Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, thotë Hoxha.

    Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.

    “Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shpjegon Hoxha.

    Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026

    Korçari Theo Napoloni shpallet kampion kombëtar në bilardo, triumfon në disiplinën “3 Sponde”

    November 11, 2026

    Gratë në luftë, a do jetë njëra prej tyre kryetare e Korçës?

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Viollandi Stojku dhe bashkëshortja e tij, e njohur me përkëdheli si Teta Landi, festojnë 55 vite dashuri dhe martesë.

    November 11, 2026

    218 milionë lekë për shkollën artistike në Vlorë, tenderi me vetëm 5% diferencë nga fondi limit, Bashkia refuzon transparencën

    November 11, 2026

    Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

    November 11, 2026

    Korçari Theo Napoloni shpallet kampion kombëtar në bilardo, triumfon në disiplinën “3 Sponde”

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Maliq | Qindra kuintalë prodhime bujqësore mbeten pa u shitur, fermerët në vështirësi

    Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

    Nëntori Shqiptar në Nju Jork, një mbrëmje që bashkoi komunitetin shqiptar përtej Atlantikut

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.