Në zgjedhjet e fundit parlamentare u tregua qartë se lufta midis gjinisë femërore ishte e ashpër në qarkun e Korçës, aq sa morën vota që askush nuk e priste, ku Besa Spaho arriti të qëndronte mbi Eni Zaken me një diferencë të vogël votash e vota të konsiderueshme mori edhe Vinjola Rrota.
Kjo e fundit, drejtoreshë e drejtorisë rajonale të arsimit mesa duket “rikthehet në tavë” për një tjetër kërkesë, për të qënë kandidate për kryetare e bashkisë Korçë në siglën e PS. Vinjola është “e preferuara” për shkak të votave të marra në zgjedhjet e fundit dhe për besnikërinë e treguar ndaj hierarkisë politike të juglindjes.
Por kur bëhet fjala për të preferuarën, këtu duhet të mendohet mirë zonja Rrota pasi përballë ka edhe Xheni Eskin, një tjetër emër jo i lehtë për kryeparlamentarin Niko Peleshi, i cili shihet shpesh në shoqërimin e drejtueses së fondacionit “Dorcas Albania”, një nga personat më të afërt të tij.
Xheni Eski ndryshe nga Vinjola Rrota që ka një përfshirje politike, ka një eksperiencë të gjerë në menaxhimin e shoqatave dhe fondacioneve e projekteve të ndryshme, duke qenë më parë edhe pjesë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Është ende herët për të kuptuar se kush do të jetë emri për të qenë në krye të bashkisë Korçë, por çudi nuk do të jetë në qoftë se Peleshi vendos të ndërrojë “gjellën”, nga kryetar mashkull në femër. E ne qoftë se ndodh kjo, Vinjola dhe Xheni janë pretendente për “t’i fituar mendjen”


