Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nëntori Shqiptar në Nju Jork, një mbrëmje që bashkoi komunitetin shqiptar përtej Atlantikut
    Vendi

    Nëntori Shqiptar në Nju Jork, një mbrëmje që bashkoi komunitetin shqiptar përtej Atlantikut

    November 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    NJU JORK – Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara u bë bashkë në një mbrëmje të veçantë gala, ku muzika, moda, tradita dhe vlerësimi i figurave shqiptare u ndërthurën në edicionin e gjashtë të “Nëntorit Shqiptar në Nju Jork”.

    Your browser does not support the video tag.

    Eventi, i zhvilluar në ambientet e Capital Ballroom, solli në një skenë të përbashkët emra të njohur të artit, medias, biznesit dhe jetës publike, duke krijuar një atmosferë ku kultura shqiptare u shfaq përmes spektaklit dhe historive të suksesit.

    Mbrëmja u moderua nga Teni Vllacaj, Ina Dajçi dhe Soli Simaku, ndërsa programi artistik solli një kombinim të modës, muzikës dhe ceremonisë së çmimeve.

    Një prej momenteve kryesore ishte konkursi Miss Albania NY 2026. Konkurrentet u prezantuan fillimisht me kostume tradicionale shqiptare dhe më pas me veshje elegante, duke garuar për kurorën e këtij edicioni. Dy vajzat e renditura në krye siguruan gjithashtu kualifikimin për Miss Universe Albania 2027.

    Në fokus të mbrëmjes ishin edhe personalitetet shqiptare që u vlerësuan për kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Mes emrave të nderuar ishte edhe Fotini Kokeri, e cila u vlerësua për kontributin dhe angazhimin e saj në mbështetje të komunitetit dhe kauzave shqiptare.

    Çmime speciale morën gjithashtu gazetarja Ilva Tare, për kontributin e saj në gazetari dhe komunikimin publik, si dhe Mani Gashi, Marko Kepi dhe Erik Troqe, të vlerësuar për aktivitetin dhe rrugëtimin e tyre në fusha të ndryshme.

    Një tjetër moment i veçantë ishte nderimi i këngëtares Adelina Ismaili. Diva e muzikës shqiptare u vlerësua për karrierën dhe kontributin e saj ndër vite, ndërsa performanca live e artistes i dha një tjetër dimension mbrëmjes.

    Në skenë u ngjitën edhe Valbona Mema dhe Gëzim Nika, të dy të nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Përveç vlerësimit për karrierën e tyre, artistët sollën edhe performanca muzikore për të pranishmit.

    Edicioni i gjashtë i “Nëntorit Shqiptar në Nju Jork” u organizua nga producenti Eduart Deda, duke vijuar traditën e një aktiviteti që synon të mbajë të gjallë lidhjen e komunitetit shqiptar në diasporë me kulturën, artin dhe identitetin kombëtar.

    Përtej tapetit të kuq dhe atmosferës festive, eventi shërbeu edhe si një pikë takimi për shqiptarët që jetojnë dhe kontribuojnë në Shtetet e Bashkuara, duke vënë në pah histori suksesi dhe figura që vazhdojnë të ruajnë lidhjen me vendin e origjinës.

    Një mbrëmje ku moda dhe muzika u bashkuan me traditën, ndërsa komuniteti shqiptar në Nju Jork dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht mijëra kilometrave larg Shqipërisë, lidhja me kulturën dhe rrënjët mbetet e fortë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    Dr. Kozeta Miliku vlerësohet me çmimin prestigjioz “Canada Research Chair” në Kanada

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Situata në Qarkun Korçë: Probleme me energjinë, rrugë të bllokuara dhe përmbytje në disa zona

    Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

    Flet Landi Gura, burri që shpëtoi dje 13 vjeçaren nga vetëvrasja

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.