Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë do t’i rikthehen procesit mësimor ditën e hënë.
Vendimi për rifillimin e mësimit vjen pas qetësimit të situatës së krijuar ditët e fundit, veçanërisht sa i përket incidenteve të dhunës. Përmes një njoftimi drejtuar studentëve, është bërë me dije se mësimi do të vijojë normalisht për të gjithë.
Në vendimin për ndërprerjen e bojkotit është marrë parasysh edhe fakti se protesta nuk është mbështetur nga të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre kanë vijuar të frekuentojnë auditorët edhe gjatë ditëve të bojkotit.
Kështu, pas disa ditësh tensione dhe ndërprerjeje të pjesshme të procesit mësimor, Universiteti i Korçës rikthehet në normalitet duke nisur nga kjo e hënë


