Kompania “Thomas Enkelana” ka reaguar pas zjarrit që përfshiu fabrikën e saj të kafesë në Pogradec mbrëmjen e 30 tetorit, duke qetësuar klientët dhe partnerët për vijimësinë e aktivitetit.
Përmes një njoftimi publik, kompania bën me dije se situata është nën kontroll dhe se puna vijon normalisht, pa ndërprerje në proceset e punës dhe në ofrimin e shërbimeve.
Gjithashtu, “Thomas Enkelana” falënderon qytetarët, klientët dhe bashkëpunëtorët për mesazhet, telefonatat dhe mbështetjen e treguar pas incidentit.
Kompania thekson se do të vijojë aktivitetin me të njëjtin përkushtim, duke garantuar ruajtjen e cilësisë dhe korrektësisë ndaj klientëve dhe partnerëve.
Ky ishte incidenti i dytë i zjarrit në fabrikën e kafesë brenda një periudhe të shkurtër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk u raportuan persona të lënduar.


