Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit
    Vendi

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Banorët e Selenicës shprehen të zhgënjyer me shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin administrativ me Vlorën. Ata thonë se humbja e Bashkisë Selenicë i ka larguar edhe më shumë nga vendimmarrja dhe se problematikat e zonës nuk marrin vëmendjen e duhur. Për ta, bashkia nuk ishte thjesht një institucion administrativ, por një pikë referimi për nevojat dhe shqetësimet e komunitetit.

    Your browser does not support the video tag.

    Ky është një nga realitetet që sjell gazetari Xhensil Shkëmbi në emisionin “Njerëzit e Fshatit”, transmetuar këtë të diel në Euronews Albania, ku ndalet në Selenicë, një zonë me pasuri të shumta natyrore, por ku varfëria dhe largimi i banorëve janë kthyer në shqetësime të përditshme.

    Në fshatrat e kësaj bashkie, shpopullimi është gjithnjë e më i dukshëm. Të rinjtë largohen drejt qyteteve të mëdha ose emigracionit, ndërsa në shumë prej fshatrave kanë mbetur kryesisht të moshuarit. Mungesa e krahut të punës ndihet edhe në bujqësi. Në Armen, një prej banorëve tregon se të rinjtë janë larguar dhe sot nuk ka kush të mbledhë as ullinjtë. Tokat dhe pemët mbeten pa u shfrytëzuar, ndërsa puna që dikur mbante familjet, sot nuk gjen më njerëz për ta bërë.

    Por mes pakënaqësive dhe zhgënjimit, banorët kanë edhe mënyrën e tyre për të shprehur revoltën. Njëri prej tyre, duke komentuar protestat politike në kryeqytet, thotë se do të shkonte edhe vetë në protestë, madje me “obe”, nëse do të kishte mundësi. Ai shprehet kundër shkatërrimit të bizneseve dhe institucioneve, por këmbëngul se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

    Vështirësitë ekonomike bëhen edhe më të dukshme te pensionistët. Një prej tyre tregon se ka punuar për 40 vite në ndërmarrje dhe sot merr vetëm 110 mijë lekë të vjetra pension. Ai thotë se mezi përballon shpenzimet, veçanërisht ilaçet, ndërsa mbështetja e fëmijëve që jetojnë në emigracion është bërë e domosdoshme për të siguruar jetesën.

    Megjithatë, Selenica nuk shihet njësoj nga të gjithë. Një tjetër pensionist shprehet se ndihet i lumtur në fshat dhe se aty ka punë e mirëqenie. Dy këndvështrime të ndryshme që tregojnë se, pavarësisht vështirësive, lidhja e banorëve me vendlindjen mbetet e fortë.

    Emisioni ndalet edhe te njerëzit që përballen me vështirësi të veçanta. Një person me aftësi të kufizuara tregon për problemet me dokumentacionin dhe mungesën e mbështetjes, duke rrëfyer se ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike dhe nuk ka mundësi as të sigurojë ushqimin e përditshëm.

    Në anën tjetër të kësaj panorame është edhe historia e një të riu emigrant, i cili përshkruan kontrastin e dhimbshëm të zonës: shtëpi të mira, por pa njerëz. Banesa të ndërtuara ndër vite, por që sot qëndrojnë të mbyllura, sepse familjet janë larguar dhe nuk kanë ndërmend të kthehen.

    Përtej problematikave sociale dhe ekonomike, Selenica mbart edhe një histori të pasur. Profesori Ilia Bombaj sjell dëshmi për rëndësinë historike të kësaj zone, duke treguar se për Selenicën kanë shkruar edhe autorë të njohur të antikitetit, mes tyre Aristoteli, Straboni dhe Plini. Qyteti është dalluar ndër shekuj për pasurinë e tij minerare dhe pozicionin në historinë e krahinës.

    Një tjetër histori e veçantë vjen nga kisha e Shën Athanasit, mbi 250-vjeçare. Prifti i zonës rrëfen traditën sipas së cilës ndërtimi i saj lidhet me një ëndërr të parë nga banorët e parë vllehë të besimit ortodoks. Sipas tregimit, në vendin ku sot ndodhet kisha u gjetën një grumbull gurësh dhe një kandil i ndezur, çka i shtyu banorët të ndërtonin aty vendin e tyre të adhurimit.

    Selenica është një zonë me histori, pasuri natyrore dhe njerëz punëtorë, por pasuritë e saj nuk janë përkthyer në mirëqenie për të gjithë banorët. Mes nostalgjisë për një kohë kur fshatrat ishin plot jetë, zhgënjimit nga institucionet dhe shpresës për ndryshim, “Njerëzit e Fshatit” sjell zërin e atyre që vazhdojnë të jetojnë në këtë krahinë, por edhe të atyre që janë detyruar ta braktisin atë.

    “Njerëzit e Fshatit”, një cikël dokumentar-social nga gazetari Xhensil Shkëmbi, në Euronews Albania.

    Ky emision mbështetet nga SIGAL, Uji Selita dhe Tona Shpk.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Kolonjë, nis edicioni i tetë i kolonisë së piktorëve, së shpejti çelet galeria e arteve pamore

    November 1, 2026

    Korça Open Air, 55 pilotë në garën ndërkombëtare të fluturimeve, spikat dinastia Shala

    November 1, 2026

    Monika Lubonja thumbon kritikët pas publikimit të videove intime, mesazhi i saj shoqërohet me lehjen e qenve

    October 31, 2026
    TE FUNDIT

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026

    Skënderbeu-Vllaznia, sfidë e paparashikueshme, pesë përballjet e fundit mes ekipeve në ekuilibër të plotë

    November 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ekspozitë e makinave retro “Të njohim Shqipërinë – FIAT Topolino”.

    Fryma e festave të fundvitit në IEVP Korçë

    81 vite nga pushkatimi i Llazar Fundos – busti i tij së shpejti në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.