Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq
    Vendi

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    GLAVENICA, MF INVEST GROUP dhe Ylli Myteveli janë disa nga përfituesit e kontratave më të rëndësishme. Në disa prej tenderëve evidentohen sinjalizime për mungesë konkurrence dhe skualifikim të ofertave konkurruese.

    Your browser does not support the video tag.

    Të dhënat e prokurimeve publike për vitin 2025 nxjerrin në pah disa kontrata me vlera të konsiderueshme të Bashkisë Korçë. Në qendër të vëmendjes është rikonstruksioni i shkollës “Sotir Gurra”, me vlerë mbi 74 milionë lekë pa TVSH, por edhe tenderët për varrezat e qytetit dhe shërbimet për prodhimin e druve të zjarrit.

    Ajo që tërheq vëmendjen është se disa prej këtyre procedurave janë shënuar me flamur të kuq në platformën Open Procurement Albania, një sinjalizim që identifikon rrethana me rrezik të mundshëm për shkelje të rregullave të konkurrencës apo të prokurimit. Këto sinjalizime nuk janë prova përfundimtare të korrupsionit, por ngrenë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje.

    Tenderët me flamur të kuq dhe fituesit

    Shkolla “Sotir Gurra” – 74.243.904 lekë pa TVSH

    Fitues u shpall kompania GLAVENICA sh.p.k., me NIPT K17710805A. Fondi limit ishte 94.136.419 lekë pa TVSH.

    Në këtë tender morën pjesë 8 operatorë, por vetëm njëri u kualifikua. Në mesin e kompanive të skualifikuara ishin NIKA, XHENGO SHPK, SENKA, REJ dhe LIS KONSTRUKSION, ndër të tjera.

    Platforma e Open Procurement Albania e klasifikon procedurën me flamur të kuq për skualifikimin e operatorëve konkurrues, përveç fituesit, dhe skualifikimin e ofertës me vlerën më të ulët.

    A ishte e domosdoshme skualifikimi i të gjithë konkurrentëve? A u respektua konkurrenca reale në një kontratë me vlerë mbi 74 milionë lekë? Këto janë pikëpyetje që kërkojnë transparencë nga Bashkia Korçë.

    Sistemimi i varrezave të qytetit – 9.789.454 lekë pa TVSH

    Fitues u shpall MF INVEST GROUP.

    Fondi limit ishte 15.083.102 lekë dhe në garë morën pjesë 10 kompani, mes tyre A.L-ASFALT, NIKA, AVDOLLI, ASI INVEST, RSM COMPANY, DRINI-1, NDREGJONI dhe GLAVENICA.

    Edhe kjo procedurë mban flamur të kuq. A.L-ASFALT u skualifikua me argumentin se oferta ishte anomalisht e ulët, ndërsa AVDOLLI për mungesë dokumentacioni për punë të ngjashme.

    Pse oferta më e ulët nuk u konsiderua e pranueshme? A u analizua siç duhet konkurrenca për këtë investim?

    Prodhimi dhe transporti i druve të zjarrit – 9.992.040 lekë me TVSH

    Fitues u shpall Ylli Myteveli PF.

    Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik. Tenderi fillestar ishte anuluar pasi nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme, ndërsa në procedurën e rishpallur konkurrenca u kufizua në një ofertues të vetëm.

    Open Procurement Albania e klasifikon me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

    A është bërë gjithçka për të siguruar konkurrencë mes kompanive për një shërbim që kushton afro 10 milionë lekë?

    Ku qëndron përgjegjësia?

    Tre procedurat e mësipërme përfshijnë kontrata me vlerë të konsiderueshme dhe sinjalizime të posaçme për rrezikun në prokurim.

    Nuk është e drejtë që flamuri i kuq të barazohet automatikisht me korrupsion apo vjedhje të parave publike. Por kur në një tender me tetë operatorë mbetet vetëm një fitues, në një tjetër skualifikohet oferta më e ulët dhe në të tretin konkurron vetëm një kompani, lind nevoja për shpjegime.

    Bashkia Korçë duhet të bëjë publike dokumentacionin e plotë, arsyetimin e skualifikimeve, zbatimin e kontratave dhe pagesat e kryera.

    A janë përdorur drejt paratë e taksapaguesve të Korçës, apo pas disa prej këtyre procedurave fshihen abuzime që ende nuk janë hetuar?

    Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026

    Korça mirëpret artistë nga vende të ndryshme të botës, nis edicioni i 16-të i “Ditëve të Mios”

    October 30, 2026

    Rruga e Rrodokalit në Mokër drejt rikonstruksionit, banorët: Fëmijët tanë do të vijnë më shpesh të na takojnë

    October 30, 2026
    TE FUNDIT

    Lazarati, ku mbetën bosët e drogës? Asnjë trafikant i fuqishëm, asnjë rrjet vendas apo ndërkombëtar i goditur

    October 31, 2026

    Tenderët e Bashkisë Korçë në vitin 2025, miliona lekë për shkollën, varrezat dhe drutë e zjarrit; disa procedura me flamur të kuq

    October 31, 2026

    KLSH nxjerr sekretet e Bashkise Prrenjas, përgjegjësia shkon te kryebashkiaku Nuri Belba, milionë lekë të ardhura të munguara

    October 31, 2026

    Korça mirëpret artistë nga vende të ndryshme të botës, nis edicioni i 16-të i “Ditëve të Mios”

    October 30, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zjarr në kurorën e pyllit në Miras, gjendja më e qetë – procedohet penalisht një person

    Gjendet e pajetë 75 vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër

    Historia e panjohur, e “vitit të mbrapshtë” 1914: Nacionalistët ekstremistë të Korçës, të egërsuar nga tradhtia e grekomanëve korçarë, deshën të digjnin qytetin…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.