Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite

    October 22, 2026

    Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

    October 22, 2026

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite
    Vendi

    Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite

    October 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.

    Rama - ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të

    Kryeministri Rama duket se ka vendosur marrjen e masave ekstreme, pas protestave të fundit, që kanë tronditur Qeverinë.
     Rama iu ka kërkuar ministrave, që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që ata kanë nën varësi.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas këtyre burimeve, Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.

    Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

    Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.

    Kujtojmë që në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.

    Një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.

    “Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama.

    Rama më pas prezantoi edhe “Shkallën e Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, përfshirë BESA-n dhe platformën “Pasqyra”.

    Dhe tashmë nga fjalët, duket se ka kaluar tek veprat, duke kërkuar shkarkimin e gjithë drejtuesve kryesorë nëpër ministritë e vendit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

    October 22, 2026

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026

    Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh të gjitha problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

    October 21, 2026
    TE FUNDIT

    Rama – ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve këtë pasdite

    October 22, 2026

    Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

    October 22, 2026

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksident në Lumalas, dy të plagosur dërgohen në spital

    Kapshticë – Kapen në flagrancë dy vëllezër me dhjetëra steka cigare kontrabandë

    Mirgen Shamblli, koleksionisti i artë korçar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.