Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga strukturat e hetimit në Maliq, ku një shtetas ka rënë në pranga.
Shtetasi me inicialet Z.B. është kapur në afërsi të fshatit Drithas, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Z.B. i kishte marrë emigrantët në afërsi të Kapshticës, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt pagesës.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar automjetin tip Audi me të cilin transportoheshin emigrantët, si edhe disa telefona celularë dhe një shumë parash.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.


