Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestimi i Vlora Hysenit, ambasadori bullgar në Shqipëri; “Shqipëria në BE, tani ose pas 20 vitesh”

    September 25, 2026

    Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

    September 25, 2026

    Maliq, panairi i ëmbëlsirave dhe prodhimeve bujqësore e blegtorale, tradita që rikthehet çdo vit

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vetëm 4 muaj në detyrë/ Shkarkohet Ilir Topi, drejtimin e FSDKSH e merr njeriu i Nadir Çaushollit të CFO Pharma (DETAJET)
    Vendi

    Vetëm 4 muaj në detyrë/ Shkarkohet Ilir Topi, drejtimin e FSDKSH e merr njeriu i Nadir Çaushollit të CFO Pharma (DETAJET)

    September 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    hkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi është marrë këtë të Mërkurë (23 shtator 2026) nga Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

    Në krye të institucioni pritet të emërohet Rexhina Bici, e cila aktualisht mban pozicionin e zv.drejtueses së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH).

    Your browser does not support the video tag.

    Rexhina Bici nuk është aspak e panjohur për stafin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Disa vite më parë, ajo ka qenë Drejtuese Teknike në kompaninë farmaceutike ‘CFO Pharma”, në pronësi të sipërmarrësit Nadir Çausholli.

    Emri i zonjës Bici gjendet edhe në një raport problematik, të hartuar në fillim të vitit 2026 nga ekspertët e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, pas verifikimeve të kryera në aktivitetin e subjektit “CFO Pharma” dhe kompani të tjera “satelite” të saj.

    Në një dokument, grupi i verifikimit ngriti dyshime për një skemë faturash fiktive, me qëllim rimbursimin e paligjshëm për llogari të “CFO Pharma”.

    Ndër personat e dyshuar si përgjegjës për shkeljet me medikamentet e ndryshme, Grupi i Punës rendiste edhe Rexhina Bicin.

    “Në total, për “CFO Pharma Tiranë”, për barin Entresto 50 mg Kod LBR 698/92 dhe Entresto 100 mg janë 6900 tableta sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën 1,634,955 lekë”, thuhet në një pasazh të raportit.

    Më tej, Grupi i Punës shkruan: “Me daljet fiktive që subjekti CFO Pharma Tiranë” me NIPT K22305002U ka berë në sistemin e-depo, diferencat në plus të pajustifikuara rezultojnë në total në shumën 1,634,955 lekë , bazuar ne kontratën Shpërndarës Farmaceutik… dhe mban përgjegjësi Administratori, Z.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike, Znj. Rexhina Bici”.

    Në një tjetër pjesë të raportit të kontrollit, të miratuar në fillim të janarit 2026, thuhet: Në total për “CFO Pharma Tiranë” , për barin Insuline Glargine solution 100 Nj.N/ml, sasi fiktive në vlerën 2,182,352, për barin Insuline Detemir solution 100 Nj.N/ ml , sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën 2,337,995 lekë, për barin Vildagliptin+Metformine 50mg + 850mg, sasi fiktive në vlerën 132,517 lekë dhe, për barin Paliperidone 6mg prlg.tab, sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën 247,891 lekë.

    Pas këtyre konstatimeve, Grupi i Punës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se “mban pergjegjesi Administratori Znj.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike Znj. Rexhina Bici”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestimi i Vlora Hysenit, ambasadori bullgar në Shqipëri; “Shqipëria në BE, tani ose pas 20 vitesh”

    September 25, 2026

    Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

    September 25, 2026

    Maliq, panairi i ëmbëlsirave dhe prodhimeve bujqësore e blegtorale, tradita që rikthehet çdo vit

    September 25, 2026

    Rikonstruktohet biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë/ Hapësirë e re për fëmijët dhe teknologjinë

    September 25, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestimi i Vlora Hysenit, ambasadori bullgar në Shqipëri; “Shqipëria në BE, tani ose pas 20 vitesh”

    September 25, 2026

    Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

    September 25, 2026

    Maliq, panairi i ëmbëlsirave dhe prodhimeve bujqësore e blegtorale, tradita që rikthehet çdo vit

    September 25, 2026

    Vetëm 4 muaj në detyrë/ Shkarkohet Ilir Topi, drejtimin e FSDKSH e merr njeriu i Nadir Çaushollit të CFO Pharma (DETAJET)

    September 25, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mollët e Korçës, më pak prodhim, më shtrenjtë

    Korçë/Goditet një rast i kontrabandës së mallrave.

    Deputetët monitorojnë Gjykatën e Korçës, fokus siguria dhe infrastruktura

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.