Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kur pëllumbat bëhen jetë, 28 vite pasion në Pogradec

    September 7, 2026

    Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

    September 7, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kur pëllumbat bëhen jetë, 28 vite pasion në Pogradec
    Vendi

    Kur pëllumbat bëhen jetë, 28 vite pasion në Pogradec

    September 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prej 28 vitesh, Klement Vesho nga Pogradeci ia ka kushtuar jetën pëllumbave të garës. Një pasion që nisi pas viteve të para të demokracisë dhe që me kalimin e kohës u kthye në një mënyrë jetese.

    Çdo mëngjes, para çdo angazhimi tjetër, Klementi nis ditën duke u kujdesur për pëllumbat e tij. Për këtë pasion ai thotë se ka hequr dorë edhe nga zakone të tjera, duke vendosur që paratë dhe kohën që shpenzonte në aktivitete të tjera t’ia kushtonte pëllumbave. Ai e përshkruan këtë pasion si “adrenalinën” e tij.

    Your browser does not support the video tag.

    Nga garat e para me qytetarët e Pogradecit, Klementi kaloi më pas në garat e organizuara nga federata. Ndër vite ka fituar dhjetëra kupa, ndërsa një prej rezultateve që veçon është ai i një pëllumbi që ka përshkuar rreth 1,500 kilometra nga Berlini në Pogradec, në vijë ajrore. Sipas tij, pëllumbi mbërriti në Pogradec dy ditë përpara të tjerëve dhe ishte i pari në Shqipëri.

    Por ky pasion ka edhe koston e tij. Ushqimi, vitaminat dhe përgatitja për garat kërkojnë shpenzime të konsiderueshme. Sipas Klementit, vetëm shpenzimet për ushqime dhe vitamina mund të arrijnë në 2-3 mijë euro në vit. Ai tregon se vetëm një blerje e fundit për ushqime dhe vitamina i kushtoi rreth 700 euro.

    Klementi shprehet gjithashtu se ky sport nuk merr mbështetje institucionale në Shqipëri, ndërsa sipas tij, në Maqedoninë e Veriut ofrohen lehtësime për ushqimin dhe vitaminat e pëllumbave të garës.

    Pavarësisht kostove, për Klement Vesho pëllumbat mbeten pjesë e pandarë e jetës së tij. Pas 28 vitesh, ai vijon të kujdeset, të garojë dhe të presë me të njëjtin emocion kthimin e tyre në shtëpi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

    September 7, 2026

    Fillon “lufta në rrjete” para fushatës, Nertil Jole thumbon deputetët e PS në juglindje

    September 6, 2026

    Thupra, zanati që po shuhet në Korçë – 71-vjeçari që ende e mban gjallë traditën

    September 6, 2026

    Policia e Korçës reagon pas denoncimit: 14 mijë euro gjenden në automjet, nis procedimi penal

    September 6, 2026
    TE FUNDIT

    Kur pëllumbat bëhen jetë, 28 vite pasion në Pogradec

    September 7, 2026

    Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

    September 7, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026

    Fillon “lufta në rrjete” para fushatës, Nertil Jole thumbon deputetët e PS në juglindje

    September 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Biznesmeni korçar në Greqi, Xhevair Dervishi, nderohet me çmimin “Shën Tereza”

    Dhunë në familje, aksidente dhe arrestime në qarkun e Korçës

    Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.