Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një i lënduar

    October 9, 2026

    Projekti për Zvërnecin/ Kushner: Tokën nuk na e dha qeveria shqiptare, e blemë 230 milionë euro

    October 9, 2026

    35 vite në shërbim të Policisë së Shtetit, Shkëlqim Tomorri vlerësohet me Certifikatën e Karrierës

    October 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Alarmi/ Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti
    Vendi

    Alarmi/ Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

    August 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili u paraqit rreth datës 1 gusht në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të ngjashme me ethet e Nilit. Pas dyshimeve fillestare, pacienti u shtrua në pavijonin e Infektivit dhe u morën masat e nevojshme të izolimit. Mostrat e analizave të kryera në Spitalin Rajonal të Korçës u dërguan për verifikim pranë strukturave shëndetësore dhe më pas në Institutin e Shëndetit Publik, ku rezultati doli pozitiv për virusin e Nilit Perëndimor.

    “Bëhet fjalë për një 72 vjeçar i cili është paraqitur rreth datës 1 gusht pranë Spitalit Rajonal të Korçës me simptoma të ngjashme me ato të etheve të Nilit dhe menjëherë është bërë shtrimi i tij në pavionin e infektivi në spitalin rajonal të Korçës. Janë marrë të gjitha masat për karantinimin e tij edhe pse dyshohej fillimisht vetëm ishte një dyshim paraprak dhe më pas janë kryer të gjitha analizat e nevojshme”,

    Your browser does not support the video tag.
     familjarët dhe kontaktet e afërta të pacientit kanë rezultuar negativë, çka deri tani tregon se bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe jo për një përhapje masive të virusit. pacienti vijon të qëndrojë i izoluar në pavijonin e Infektivit, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë marrë masa për monitorimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Ndërkohë, pritet që një grup i posaçëm nga Instituti i Shëndetit Publik të kryejë dezinfektimin e territorit dhe të hetojë zonën ku dyshohet se 72-vjeçari është pickuar nga mushkonja, për të identifikuar edhe praninë e mundshme të mushkonjave që transmetojnë virusin.

    Sa i përket gjendjes shëndetësore, 72-vjeçari është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme. Simptomat e ditëve të para, mes tyre dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve, temperatura, ethet dhe diarreja, tashmë janë tejkaluar.

    “Mund të themi se gjendja e pacientit tashmë është e mirë. I ka kaluar të gjitha simptomat e paraqitura ditët e para që kishin të bënin me dhimbje koke, dhimbje muskujsh, temperaturë, ethe dhe diarre. Tashmë është në gjendje të përmirësuar. Pavarësisht se nga specialistët dhe epidemiologët bëhet me dije se kjo grupmoshë, pra grupmosha, mosha e tretë është më e rrezikuara edhe për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese apo rënies së imunitetit, por për fat të mirë gjendja e 72 vjeçarit është e mirë, është e qëndrueshme teksa po qëndron në repartin e infektivit për të respektuar periudhën karantinore”, sqaroi gazetari.

    Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në Korçë, ndërsa masat e dezinfektimit dhe kontrollit të mushkonjave synojnë të parandalojnë shfaqjen e rasteve të tjera.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një i lënduar

    October 9, 2026

    Projekti për Zvërnecin/ Kushner: Tokën nuk na e dha qeveria shqiptare, e blemë 230 milionë euro

    October 9, 2026

    35 vite në shërbim të Policisë së Shtetit, Shkëlqim Tomorri vlerësohet me Certifikatën e Karrierës

    October 8, 2026

    “Flor’, kthehu para…”/ Mesazhi prekës i profesorit për gjimnazistin që u nda nga jeta para kohe

    October 8, 2026
    TE FUNDIT

    Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një i lënduar

    October 9, 2026

    Projekti për Zvërnecin/ Kushner: Tokën nuk na e dha qeveria shqiptare, e blemë 230 milionë euro

    October 9, 2026

    35 vite në shërbim të Policisë së Shtetit, Shkëlqim Tomorri vlerësohet me Certifikatën e Karrierës

    October 8, 2026

    “Flor’, kthehu para…”/ Mesazhi prekës i profesorit për gjimnazistin që u nda nga jeta para kohe

    October 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec: aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe energji e paligjshme

    “Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

    Arrestime dhe procedime penale për dhunë në familje, përndjekje dhe vjedhje në qarkun Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.