Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 5.7 milionë euro për rikonstruksionin e Liceut Francez në Korçë, kontrata parashikon edhe ndërtimin e godinave të reja
    Vendi

    5.7 milionë euro për rikonstruksionin e Liceut Francez në Korçë, kontrata parashikon edhe ndërtimin e godinave të reja

    September 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korçë – Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues konsorciumin e kompanive shqiptare “Ndertimi” dhe “Ndregjoni” për realizimin e punimeve që do të mundësojnë rihapjen e Liceut Francez në Korçë.

    Kontrata, me vlerë rreth 522 milionë lekë, ose 5.7 milionë euro me TVSH, përfshin projektimin dhe realizimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës ekzistuese, e cila aktualisht përdoret nga Universiteti i Korçës, si dhe ndërtimin e një godine të re dhe të një konvikti.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, punimet duhet të përfundojnë brenda 18 muajve nga nisja e zbatimit të kontratës.

    Projekti pritet të kërkojë edhe një investim shtesë prej 1.7 deri në 2.3 milionë euro për pajisjet dhe mobilimin e ambienteve. Ndërkohë, kostot e funksionimit të shkollës gjatë pesë viteve të para parashikohet të mbulohen nga buxheti i shtetit, me një kosto rreth 2.15 milionë euro në vit. Franca do të kontribuojë me rreth 594 mijë euro gjatë kësaj periudhe për pagën e drejtorit të shkollës.

    Bashkia e Korçës do të financojë veçmas kostot për konviktin dhe mensën.

    Liceu Francez i Korçës është një institucion me rëndësi të veçantë historike për qytetin. Shkolla u themelua në vitin 1917 dhe u mbyll në vitin 1939, pas pushtimit italian. Rikthimi i saj synon të rivendosë funksionin e një prej institucioneve arsimore me traditë të gjatë në Korçë, përmes një infrastrukture të rikonstruktuar dhe ambienteve të reja.

    Kontrata për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja u fitua për një vlerë më të ulët se fondi i parashikuar fillimisht për tenderin. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026

    “Do kemi dialog, kur PD të ndalojë dhunën”, Kuko “kushtëzon” bashkëpunimin me opozitën

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Pogradec | Operacioni “Aktiviteti”: Arrestohet 54-vjeçari për shpërndarje droge në lokal

    Sezoni veror në juglindje, zv.ministri i Brendshëm: “Kujdes ndërtimet pa leje dhe zjarret”

    Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë. Detaje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.