Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 150 vjet histori e shkurtër, mbi lagjen që sot mban nr.12, në Korçë
    Kulture

    150 vjet histori e shkurtër, mbi lagjen që sot mban nr.12, në Korçë

    July 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Ilia V. Ballauri

    Lagjja nr.12 sot, e cila ndodhet në qendër të Korçës dhe që kufizohet prej tre bulevardeve qëndrore të qytetit, atij të Shën Gjergjit në jugë, të bulevardit Republika në lindje, të bulevardit Gjergj Kastriotit në perëndim dhe prej rrugës Raqi Qirinxhi në veri, është një lagje që para 150 vjetësh ka qënë quajtur, ?Lagjja e re?.

    Tona

    Në kohën e Turqisë dhe konkretisht më 1870 – 1880, quhej ?Gjeni mëhalla? (pra Lagjja e Re) dhe po kështu quhej edhe gjatë periudhës ndërmjet dy luftrave botërore, deri aty nga vitet 1950. Më pas, me zmadhimin e qytetit dhe pozicionimin në vite të kësaj lagjeje gjithmonë e më në qendër, ajo mori numër, fillimisht si lagjja nr. 4 dhe vonë pastaj si lagjja nr. 12-të e cila vazhdon të numërtohet kështu edhe sot.

    Thuajse njëqind e dhjet vjet më parë, pak më poshtë se kisha e Shën Gjergjit që ish dikur në këtë lagje, mbaronte Varoshi, si të thuash pra, qyteti i mirëfilltë. Vazhdonte pastaj në njërën anë, në jugë-perëndim ndërtesa komplekse e quajtur kazinoja dhe pazari dhe në anën tjetër, pra në veri-perëndim, shtrihej lagjja e Katavaroshit dhe kisha e Shën Mërisë.

    Kjo lagje kufizohej në krahë pra për nga jugu (matanë bulevardit të Shën Gjergjit sot) edhe me lagjen që dikur quhej lagjja ?Kala?.

    Si fise historikisht më të vjetër në këtë lagje, njihen: Frashëri, Baltadori, Xherahu, Marko, Turtulli, Kasimati, Furxhiu, Mio, Tira, Sheko, Venetiku, Bimbli, Kosturi, Papanikolla, Harilla, Samara, Baze, Cale, etj, etj, madje në ato vite tek jepej orientimi i rrugës së atëhershme, e cila sot quhet Bulevardi Gjergj Kastrioti përmendet fisi i Mileve.

    Ndërkaq duhet thënë se edhe një sërë fisesh që ikën prej djegies së Voskopojës (1769) dhe u vendosën në Korçë si, Tërpot, Ballaurët, Fundot, Moskot, Stasat, Cakunët, Çupatat, etj, etj, erdhën dhe u vendosën këtu, në këtë lagje, në ?Lagjen e re? dhe shtëpitë e tyre që ata i ndërtuan pranë njëri tjetrit dhe që sot ndodhen në qendër të Korçës, në ato kohë, ndodheshin relativisht në fund të qytetit.

    Dikur në këtë lagje ka qënë, Mësonjëtorja e parë shqipe, shkolla e parë shqipe e vajzave, kopshtorja e kishës, kinema ?Luks?, ka qënë biblioteka e qytetit (e Turtullit, tek bashta e quajtur sot e Themistokli Gërmënjit), ka qënë fabrika e leshit dhe sidomos kisha e madhe dhe e bukur e Shën Gjergjit.

    Më pas (1960 e më tej) në lagjen nr. 12-të, ndodhej pallati i kulturës (ish bashkia), mapoja e qytetit, poliklinika, klinika dentare, shtëpija e shëndetësisë dhe rreth 50 vjet më parë, me prishjen e kishës në fjalë, u ndërtua biblioteka e re, që sot u shndërua në Bashkinë e qytetit.

    Gjithashtu, prej vitesh në këtë lagje vazhdojnë të funksionojnë edhe disa shkolla tetëvjeçare si dhe një sërë dyqanesh dhe klubesh kryesore të qytetit.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    histori Korçë Lagje nr.12
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mes bisturisë dhe dramës: historia e pogradecarit Misto Marko

    January 5, 2026

    Nazif Tale – jeta dhe kontributi në teatrin shqiptar

    January 4, 2026

    Monument kulture drejt shembjes në Korçë, institucionet: “Nuk ka fonde”

    December 27, 2025

    27 Dhjetor – 126 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit

    December 27, 2025
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndryshimi i pagave në administratë për 5 kategori, zbardhet vendimi, rritje nga 1 mijë deri 10 mijë lekë

    Shënoi 8 gola në Superiore, sulmuesi rikthehet te Skënderbeu

    “Na vranë djalin për herë të dytë” – flasin prindërit e Eraldo Xhejo, gjykata liroi kriminelët

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.