Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » ZYRTARE / Stela Agolli i bashkohet Pogradecit – Përforcim i rëndësishëm në pozicionin 4 për sezonin 2025-2026
    Vendi

    ZYRTARE / Stela Agolli i bashkohet Pogradecit – Përforcim i rëndësishëm në pozicionin 4 për sezonin 2025-2026

    May 28, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka bërë një lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri sportiv, duke njoftuar zyrtarisht afrimin e volejbollistes me përvojë Stela Agolli, për sezonin 2025-2026.

    Your browser does not support the video tag.

    Agolli, e cila luan në pozicionin 4, konsiderohet një ndër emrat më të qëndrueshëm të kampionatit shqiptar në vitet e fundit. Ajo vjen në radhët e pogradecareve pas një sezoni me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës, ku jo vetëm që ka lënë gjurmë me paraqitjet e saj, por ka qenë edhe kontribuuese në fitimin e trofeve të rëndësishëm, përfshirë titullin kampion.

    Ky është një përforcim domethënës për skuadrën e Pogradecit, e cila duket e vendosur të rrisë nivelin e saj konkurrues dhe të pretendojë më shumë në sezonin e ardhshëm. Me eksperiencën dhe cilësitë e saj teknike, Stela Agolli pritet të sjellë stabilitet dhe peshë në lojën e ekipit, veçanërisht në krahun e majtë të sulmit.

    Nga ana e saj, klubi ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim të ri, duke theksuar se ky është vetëm hapi i parë në një projekt ambicioz që synon ndërtimin e një grupi solid dhe garues për kampionatin e ardhshëm.

    Tifozët e Pogradecit tashmë mund të presin me entuziazëm debutimin e Agollit me fanellën e re, ndërsa merkatoja mbetet ende e hapur për lëvizje të tjera që do të forcojnë edhe më tej skuadrën.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Korçë Volejboll
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    DVKM Korçë / Kontrolle intensive në kufi, procedohen 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit

    Ka arrestime në Maliq – ja emrat / ngjarjet e tjera në listë

    Prifti bie nga çatia e kishës/ Reagon Policia

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.