Agjerim Kapa një ditë më parë për shkak të zjarrit ka humbur të gjithë fermën e blektorisë me 170 krerë të imta në fshatin Çerravë. Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli e ka siguruar blektorin se pas një bisede që ka pasur me ministrinë e linjës është gjetur mundësia e përballimit të të gjithë dëmit të shkaktuar. Xhakolli tha se është grumbulluar i gjithë informacioni i nevojshëm mbi dëmet dhe si institucioni i bashkisë dhe Ministria e Bujqësisë janë duke u marrë me procedurar për dëmshpërblim.
Sipas ekspertëve zjarri që ka përfshirë stallën e fermës blektorale ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike. Shërbimi Zjarrfikës e ka pasur të pamundur të ndërhyjë pasi i ka munguar njoftimi për zjarrin, pasi as vetë pronarët nuk ishin pranë stallave.
Babë e bir tashmë presin ndihmën nga shteti për të ringritur fermën dhe vijuar mbarështimin e blektorisë si e vetmja formë të ardhurash në familjen e tyre.


