Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vërniku, fshati që Shqipëria e braktisi. Banorët; “Sytë nga Bullgaria”
    Vendi

    Vërniku, fshati që Shqipëria e braktisi. Banorët; “Sytë nga Bullgaria”

    December 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Fshati i Vërnikut në Devoll, vetëm pak minuta larg qytetit të Bilishtit, si shumica e fshatrave në këtë zonë është prekur ndjeshëm nga shpopullimi

    Your browser does not support the video tag.

    Dyert janë të mbyllura, në rrugët me kalldrëm pak janë ata që shkelin ndërsa dritaret kanë vite që nuk hapen

    Në fshat nuk ka shkollë, nuk ka qendër shëndetësore e as ujësjellës apo kanalizime të ujërave të zeza

    Profesori Llazo Nestor tregon se vetëm 30 familje kanë mbetur në Vërnik, pasi shumica kanë emigruar. Një pjesë të fajit ja lë edhe mungesës së investimeve ndërsa të vetmit që janë kujtuar për ta, është Bullgaria

    “në fshat kanë ngelur 30 familje, pjesa më e madhe është 1-2 pleq, kurse pjesa tjetër e banorëve është larguar në vende të ndryshme kryesisht Greqi, Itali, Gjermani. Në këto 30 vite të demokracisë i vetmi shtet që është kujdesur për banorët e këtij fshati është Bullgaria dhe këtu duhet përmendur 3 fakte. Dëshira për t’i pajisur me pasaporta bullgare, hapja e dyerve të universiteteve, asfaltimi rrugës Bilisht – Vërnik qe e bëri qeveria bullgare. Pika nevralgjike është uji dhe kanalizimet ”

    Zhurma fëmijësh më nuk ka, ndërsa qeveria shqiptare nuk është kujtuar ndonjëherë për fshatin, thotë kryeplaku i Vërnikut

    ” as shkollë, as kopsht, nuk ka as fëmijë. Me I vogli është 40 vjeç këtu, njerëzit u detyruan e ikën Bilisht ose Greqi, po te kishte shkollë mund të kishte fëmijë. Dasma e fundit këtu 5-6 vite më parë, çifti jetonte në Greqi por kishte qejf ta bënte dasmën në fshat. Nuk kemi as sistem uji, as kanalizime, problemi kryesor është ujërat e zeza se janë me gropat septike. Qeveria shqiptare mos bëjë një gjë elementare. ”

    Shumica e fshatrave të Devollit janë drejt boshatisjes ndërsa banorët e këtyre fshatrave theksin e vendosin tek mungesa e infrastrukturës, çka i çon te emigrojnë

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Transportoheshin 410 bagëti në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë – procedohen penalisht 4 veterinerë për shpërdorim detyre

    S’mjafton vetëm ta shijojnë. Anglezët mësojnë si të gatuajnë lakrorin në saç

    Salianji tha se ka ambicie për të drejtuar PD, i kthehet keq kolegu Edmond Spaho: Lëri pordh*t! Merr leje nga Muli dhe dili përballë Berishës, pastaj llomotis

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.