Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tragjedi e heshtur në Shqipëri: të moshuarit po vdesin të vetmuar në shtëpi
    Vendi

    Tragjedi e heshtur në Shqipëri: të moshuarit po vdesin të vetmuar në shtëpi

    September 3, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një tjetër rast tronditës ështhttps://bufiurte.al/?p=5276&preview=trueë regjistruar në Korçë, ku një i moshuar u gjet i vdekur në banesë, pasi kishte ditë që kishte ndërruar jetë. Burri jetonte vetëm, pasi fëmijët e tij kishin emigruar prej kohësh. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër burrë u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, disa muaj pas vdekjes, gjithashtu i vetëm.

    Këto nuk janë raste të izoluara. Përkundrazi, fenomeni po shtohet frikshëm. Emigrimi masiv i rinisë shqiptare, që nisi në vitet 1990 dhe vijon ende sot, ka sjellë përfitime ekonomike për shumë familje, por njëkohësisht ka prodhuar një tragjedi sociale: prindërit e moshuar kanë mbetur të vetëm, pa kujdes dhe pa përkujdesje.

    Ballkan Desina

    Pasojat e emigrimit dhe plakjes së popullsisë:

    • Në shtëpitë e bukura të ndërtuara nga emigrantët, sot jetojnë vetëm prindërit e moshuar.

    • Familjet me vetëm dy prindër janë kthyer në shumicë në fshatra e qytete të vogla.

    • Nuk dëgjohen më zëra fëmijësh, por heshtje dhe vetmi.

    • Brenda një dekade, shumë prej 55-65 vjeçarëve të sotëm do të mbeten pa mundësi për t’u kujdesur për veten.

    Ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në Europë. Krahas kësaj, ajo përballet me mungesë të theksuar të shërbimeve sociale për të moshuarit. Ndryshe nga vendet perëndimore, Shqipëria nuk ka struktura të mjaftueshme për të monitoruar apo ndihmuar personat që jetojnë vetëm.

    Gazetari Mentor Kikia ngre alarmin se, nëse nuk merren masa, “kështu do të ngordhim të tërë”. Ai apelon që komunitetet lokale të tregojnë më shumë solidaritet, duke ndarë kohën dhe kujdesin për të moshuarit, përpara se vetmia të kthehet në dramë kombëtare.

    Postimi i plotë;

    Kështu do të “ngordhim” të tërë!

    Një tjetër i moshuar në Korçë u gjet i vdekur në banesë. Kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Ishte vetëm, pasi fëmijët kishin emigruar me kohë. Para pak ditësh, një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në shtëpi, madje disa muaj pasi kishte ndërruar jetë. Edhe ai i vetmuar. Por jo vetëm në Korçë. Nuk janë raste sporadike. Po shtohen shumë madje.

    Emigrimi masiv i rinisë që nisi në vitet 1990 dhe vazhdon ende, pasi kontribuoi për të ndërtuar shtëpi të bukura e të mëdha, për të blerë makina e për të ndikuar në rritjen e nivelit të jetesës së familjeve në Shqipëri, tashmë po shfaq frikshëm pasojat sociale.
    Në shtëpitë e bukura që ndërtuan djemtë e vajzat emigrantë, po vdesin të vetmuar prindërit. Familjet ku jetojnë vetëm dy prindër janë thuajse shumicë në fshatra e qyteza të vogla. Nuk dëgjohen më zëra fëmijësh që qajnë, por vetëm zëra qensh që lehin.
    55-65 vjeçarët e sotëm, të cilët i gëzohen faktit që fëmijët e tyre “janë sistemuar” në vendet e Europës, brenda një dekade nuk do të kenë fuqi të marrin as ilaçet vetë e nuk do ketë kush t’u japë një gotë ujë.

    Shqipëria nuk është vetëm vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në Europë. Ajo kërcënohet masivisht nga një moshë e tretë e vemtuar. Ata nuk mund ti ndjekin fëmijët nëpër botë. E fëmijët nuk mund të kthehen në shtëpi, pasi janë bërë prindër atje ku shkuan fare të rinj.

    Shqipëria ka një shërbim social fare modest, sa as në telefon nuk ua del ti marrë të vetmuarit, për të ditur nëse janë gjallë apo kanë vdekur.
    Shqipëria nuk është Gjermania, që të mbledhë mjekët e infermieret e vendeve të varfëra e ti shndërrojë në “babysitter” për të moshuarit.

    Ndaj, mos dyshoni, kështu “do të ngordhim” të tërë. Të paktën lëreni derën hapur, mos e mbyllni nga brenda.

    P.S: Nuk di nëse ka ndonjë vlerë ta lexosh këtë shënim. Sepse asngjë nuk ndryshon. Por ndoshta, do ishte mirë që, ata që kanë mbetur fshatrave e periferive nga një apo dy të moshuar në shtëpi, do bëjnë mirë që në vend që të zihen për gardhin e murin, ti shembin fare ato, e të pijnë kafetë sëbashku, sa të jenë.

     

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

    December 12, 2025
    TE FUNDIT

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

    December 12, 2025
    EKSKLUZIVE

    Arrestime në Pogradec, Kolonjë dhe Maliq: Policia e Korçës godet një sërë veprash penale

    Detajet e pritjes: Trump dhe Putin të buzëqeshur, presidenti amerikan e ftoi te makina e tij! Çfarë i thërriti gazetarja liderit rus

    Të premten KQZ shqyrton ankesën e PD për zgjedhjet në Korçë/Kërkohet përsëritje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.