Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Topçiu në mandatin e fundit, ja kush kërkon vendin e tij
    Vendi

    Topçiu në mandatin e fundit, ja kush kërkon vendin e tij

    May 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Zgjedhjet parlamentare përfunduan e të gjithë mendojnë pushimin këtë verë por ka e disa të tjerë të cilët bëhen gati për t’u vetpromovuar lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2027. Duket ende herët por ata të cilët kërkojnë karrigen e rëndësishme, e dinë që puna duhet të nisë që tani

    Ballkan Desina

    Në Maliq, Gëzim Topçiu mund të lavdërohet apo shahet për punën e kryer apo pakryer por askush mund t’i mohojë arritjet e tij elektorale dhe votat që di si t’i marrë në zgjedhje të tilla. Pas më shumë se 5 mandatesh, Gëzim Topçiu do të largohet si kryebashkiak, për shkak të ligjit, e shumë janë ata që kërkojnë apo janë në horizont për t’u ulur në atë karrige.

    Bufiurte.al ka mësuar disa prej emrave që lakohen, ku i pari padyshim është Eri Jonusllari, sot Drejtor i Landfillit të Maliqit, me eksperiencë të gjatë në sektorin privat ndërsa këto zgjedhje parlamentare ishte drejtuesi i fushatës për deputetin Ilir Pendavinji. Jonusllari njihet si një nga njerëzit e afërt të PS dhe Niko Peleshi, ndaj emri i tij do të jetë në tryezë edhe këtë herë.

    Nga ana tjetër, një tjetër Eri por këtë herë nënkryetari i bashkisë Maliq, Eridon Rustem, i cili ishte edhe kandidat për deputet në këto zgjedhje, duke marrë jo pak vota e duke treguar dinjitet në garën e bërë. Rustem njihet si një nga njerëzit krah Topciut, ndaj në rast se ky i fundit do të pyetet për zëvendësuesin, patjetër që do të pranonte me buzëqeshje kandidimin e Eridon Rustem

    Një tjetër nënkryetar, nga ata të vjetrit e PS edhe pse prej kohësh ka vendosur të qëndrojë në hije e jo aktiv si dikur, i kthyer nga Holanda me kërkesën e vet kryeministrit Rama në vitin 2006, Florenc Tabaku është një tjetër potencial për postin e kryebashkiakut të Maliqit

    “Buka e vjetër” e socialistëve, mbase me shume te drejte do shkoje t’i kërkojë Peleshit emërimin e tij si kandidat për kryebashkiak. Arjan Jaupllari e tregoi forcën e tij në zonë në këto zgjedhje duke marrë jo pak vota, pavarësisht përplasjeve nën rrogoz që pati me Ilir Pendavinji, përplasje që dëmtuan më tepër PS e Maliqit për shkak të orientimeve të gabuara mediatike, sesa vet Jaupllarin

    Një tjetër emër që me të drejtë pret të vlerësohet është Vullent Gjolla, Drejtor i drejtorisë së bujqësisë në Korçë, një emër jo pak i njohur socialist për shkak të marrëdhënieve korrekte me elektoratin. I harruar nga të mëdhenjtë por besnik i të thjeshtëve, Gjolla mund të kërkojë “të ngrejë zërin” se ka ardhur momenti të vlerësohet

    Roland Mecaj, një tjetër ish drejtor i rëndësishëm i ministrisë së bujqësisë, i njohur në kampin socialist pret në radhë, edhe pse ka vendosur që së fundmi mos luajë zhurmuesin por të presë në qoftë se dikush kujtohet për të. Deri më sot, Mecaj është treguar figure korrekte me kandidatët për deputet, ku nuk u mënjanua duke punuar vetëm për numrin 5 por sa do i shkojë kjo strategji, pritet për t’u parë

    Ajo çka më siguri dihet është se Topciu kërkon të rrijë larg vendosjes së emrave, mbase e për shkak se kërkon të clodhet pas gjithë kësaj eksperience te gjatë në politikë ose edhe sepse e di më mirë se kushdo, se lufta brenda llojit përherë plas bombën aty ku nuk duhet…

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Maliq Topciu
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Arrestohet 20 vjeçari në Korçë – deklarata e ditës nga policia

    Lufta tek dera?! Kreshnik Spahiu: Bëni gati bunkerët!

    Arrestim në Kapshticë- Ja përse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.