Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » TIRANËZIMI I KORÇËS – Nga Lazjon Petri
    Sport

    TIRANËZIMI I KORÇËS – Nga Lazjon Petri

    July 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    TIRANËZIMI I KORÇËS – Nga Lazjon Petri

    E tha, e tha i ndjeri Maks Velo, që stadiumi Skënderbeu i Korçës përveç adrenalinës prej kompeticionit sportiv, gëzon edhe vlerën e të qenurit i shëlbyer e i përtërirë shpirtërisht, përmes pamjes së gjelbëruar të peizazhit që ti sheh nga tribuna. Që e shihje, se kjo gjë u përçudnua me Belvederen dhe që po cenohet e kërcënohet edhe sot, prej projektit betonizues rreth stadiumit që po merr shtat (projekti i stadiumit u prezantua e u përzgjodh në fushatën zgjedhore të 2023).

    Tona

    Z.Zeqo, z.Peleshi dhe z.Rama janë ndoshta perustia me ambicien për të pjekur këtë lakror, që stadiumi Skënderbeu të jetë veshka në mes të një dhjami me betonarmè; ku gjalpi bie erë Dukë e ksistra vjen në trajtat e z.Filo, ekzekutivit bashkiak dhe Këshillit Bashkiak të Korçës.

    Filozofia e Qemal Stafës me kullë në mes të Tiranës, po hyn në lojë për Korçën me popullsi 10 fish më të vogël, pa asnjë studim se si do ndikojë kjo kërpudhëri në mes të qytetit, që edhe pa këtë kërpudhëri, sipërmarrjet private të qytetit, sot që flasim, më së shumti po lëngojnë e po presin turistin si ujin në shkretëtirë.

    Korça mund ta kopjojë nga Tirana mosbërjen e konsultimeve as me pronarët, as me banorët; mund të kopjojë edhe mungesën e vizionit për të mos konsideruar vendodhje alternative të stadiumit të ri, duke mosrespektuar thelbin e traditës, për ta shkelur me këmbë mundësinë e restaurimit ashtu siç është të të vjetrit; mund të kopjojë edhe gjetjet financiare të shekullit të XXI që kryeqyteti i ka me pash, por Korçës që meriton transparencë e dinjitet, e që ka për ADN filantropinë, nuk mund t’i mohohet ta gjejë vetë edhe pa ngut mbështetjen e nevojshme financiare, për të cilën Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se e ka të pamjaftueshme, ndaj edhe po ppp-ohet, që të çash ferrat të gjesh stadiumin.

    E the o Maksi e the, po kujt ja the!

    L.p 21/07/2025

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Korçë stadium Tiranëzimi
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026

    RENDITJA E KATEGORISË SË PARE/ Skënderbeu ndihet i rrezikuar, çdo gjë e hapur në zonat “play off” dhe “play out”

    February 7, 2026

    Ish-futbollisti korçar kujton vëllanë e ndjerë: “Gjithmonë në zemrat tona”

    February 5, 2026

    Kukësi pa frena në fundin e merkatos, merr sulmuesin e Skënderbeut dhe një tjetër brazilian

    February 3, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dështon marrëveshja midis dy qeverive One Stop Shop në Qafë Thanë

    Arrestime dhe procedime për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit në qarkun Korçë

    Banorët e Tërovës protestojnë: Uji i pijshëm prej dy javësh i pakonsumueshëm

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.