Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Taksa mbi 60% e çmimit/ Nafta drejt 250 lekëve për litër nëse përshkallëzohet konflikti

    March 18, 2026

    Rigels Kaso nga Bilishti humbi jetën pas një konflikti në rrjetet sociale/ Çfarë zbuloi prokuroria

    March 17, 2026

    Projekt për transport elektrik publik në Korçë, Maliq dhe Devoll

    March 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Taksa mbi 60% e çmimit/ Nafta drejt 250 lekëve për litër nëse përshkallëzohet konflikti
    Vendi

    Taksa mbi 60% e çmimit/ Nafta drejt 250 lekëve për litër nëse përshkallëzohet konflikti

    March 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

    Vetëm në dy vitet e fundit, 2024-2025 janë shtuar në qarkullim nga rreth 100 mijë mjete në vit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

    Your browser does not support the video tag.
    Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë importuar 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5%. Ndonëse vitet e fundit po rritet importi i mjeteve elektrike ato mbeten shumë të ulëta në raport me totalin, me vetën 1.3%.

    Dominojnë mjetet me naftë, ndryshe nga Europa që është e orientuar drejt benzinës, mjeteve hibride, apo elektrike. Gati 69% e mjeteve që qarkullojnë në vend furnizohen me naftë, 19% janë me benzinë, ndërsa gati 8% janë hibride me benzinë dhe gaz, sipas të dhënave nga DPSHTRR. Rreth 20% e mjeteve në 2025-n u importuan nga Koreja e Jugut, çmimet e lira të të cilës nxitën blerësit në vend.

    Numri i lartë i mjeteve që janë shtuar dy vitet e fundit ka rritur dhe konsumin e karburanteve, që në vitin 2025 arriti rekordin e 740 mijë ton, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

    I konvertuar në litra, konsumi arriti në 2025-n në rreth 890 milionë. Me një vlerë mesatare prej 173 lekë/litër rezulton se konsumatorët shqiptarë shpenzuan 154 miliardë lekë, ose gati 1.6 miliardë euro për të blerë karburant në 2025-n.

    2026-a nisi me çmime të pandryshuara, por shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në fillim të marsit bëri që ai i zi të kërcente në mbi 100 dollarë për fuçi, nga më pak se 70 dollarë që ishte deri në fund të shkurtit. Në Shqipëri rritja ishte pothuajse e menjëhershme dhe dje një litër naftë tregtohej mesatarisht me 199 lekë.

    Nëse konflikti vazhdon dhe nafta do të vijojë në këto nivele “Monitor” ka përllogaritur bazuar në konsumin sipas muajve të vitit 2025, se pagesa shtesë për çmimin e rritur do të luhatet nga 1.6-2.3 miliardë lekë (16-23 milionë euro) në muaj, ose në total rreth 19.4 miliardë lekë (200 milionë euro shtesë), për periudhën mars-dhjetor 2026.

    Konsumi më i lartë i karburanteve është në periudhën qershor-gusht, kur janë pushimet e verës dhe në dhjetor që janë festat e fundvitit (shih grafikun).

    Nëse lufta përshkallëzohet dhe çmimi në bursa arrin në 150 dollarë për fuçi, aktorët e tregut kanë paralajmëruar se nafta në vend mund të arrijë deri në 250 lekë për litër, çka do të rriste shpenzimet mujore mesatarisht me 50-70 milionë euro më shumë.

    Shqipëria është një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në Europë, ndërsa në raport me fuqinë blerëse mban rekord, me pothuajse dy herë më shumë se rajoni.

    Një nga arsyet e çmimit të lartë është barra e taksave, që përbën më shumë se 60% të çmimit final. Vetëm taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 21.3 miliardë lekë (gati 220 milionë euro) nga taksa e qarkullimit.

    Në teori, këto fonde duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, shumë rrugë dhe ato kombëtare, si Tiranë-Durrës janë tërësisht të amortizuara. Nëse kjo taksë do të hiqej, të paktën qytetarëve do tu kompensohej kosto e rritjes së çmimeve nga pasojat e luftës! 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rigels Kaso nga Bilishti humbi jetën pas një konflikti në rrjetet sociale/ Çfarë zbuloi prokuroria

    March 17, 2026

    Projekt për transport elektrik publik në Korçë, Maliq dhe Devoll

    March 17, 2026

    Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

    March 15, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 15, 2026
    TE FUNDIT

    Taksa mbi 60% e çmimit/ Nafta drejt 250 lekëve për litër nëse përshkallëzohet konflikti

    March 18, 2026

    Rigels Kaso nga Bilishti humbi jetën pas një konflikti në rrjetet sociale/ Çfarë zbuloi prokuroria

    March 17, 2026

    Projekt për transport elektrik publik në Korçë, Maliq dhe Devoll

    March 17, 2026

    Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

    March 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    U përplas nga makina në aksin Pogradec – Lin, ndërron jetë gjatë rrugës për tek Trauma e moshuara

    Osnati, fshati që dikur gumëzhinte nga jeta… sot një kujtim i heshtur

    Aksident i rëndë në Nishavec, ja pamjet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.