Korça në garë për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2026” 🌟🏆
Mirëpritëm në Korçë delegacionin e ACES Europe, organizata që jep këtë titull prestigjioz. Ata inspektuan nga afër infrastrukturën sportive dhe ndoqën prezantimin mbi traditën dhe vizionin tonë për sportin.
Të nderuar që në këtë takim morën pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli, si dhe zëvendësministri i Sportit, duke treguar mbështetjen e fortë të institucioneve kombëtare për aplikimin e Korçës.
Korça është qytet me traditë të pasur sportive dhe me infrastrukturë moderne që po zgjerohet me projekte madhore, nga rikonstruksioni i Pallatit të Sportit, deri te ndërtimi i stadiumit të ri. Ne e shohim sportin si pjesë të jetës së përditshme, duke mbështetur si ekipet profesioniste, ashtu edhe sportin masiv, akademitë e të rinjve dhe aktivitetet amatore.
Ky aplikim është një angazhim për të forcuar më tej rolin e sportit në edukim, shëndet dhe socializim. Jam i bindur se Korça e meriton këtë vlerësim dhe besoj se viti 2026 do ta gjejë qytetin tonë si “Qyteti Europian i Sportit”. 🙏